Flash

Shtetrrethim në Kukës, protestë në Tiranë… por Edi Rama gjen qetësi në Vlorë

Lapsi.al 2 April 2018
Shtetrrethim në Kukës, protestë në Tiranë… por

Ndërkohë që në Kukës kanë zbarkuar forcat speciale dhe blindat e policisë prej dy ditësh dhe ndërkohë që në Tiranë vazhdon protesta për lirimin e të arrestuarve kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Vlorës.

Pretekst për t’i ikur situatës së rënduar, që ka marrë të gjithë vëmëndjen e opinionit publik, kryeministri gjeti inspektimin e një shkolle profesionale në Vlorë.

I ndjekur nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, Edi Rama ka bërë një xhiro në oborrin e shkollës në Vlorë, ku ka takuar nxënësit duke i përgëzuar bashkë me mësuesit, për atë që e quan “Rilindja entuziazmuese e Shkollës Industriale të Vlorës”.

Ndërkohë kuksianët që protestuan kundër taksës në Rrugën e Kombit, Rama i quajti vandalë dhe i premtoi se ligji do të veprojë me të gjithë fuqinë e tij.

Video më poshtë:

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI