Flash

Biznesmenët e mëdhenj sulmojnë protestuesit kuksianë: Akte vandale në Kukës!

Lapsi.al 2 April 2018
Biznesmenët e mëdhenj sulmojnë protestuesit kuksianë: Akte

Etiketimeve të Edi Ramës që i quajti qytetarët e Kukësit "vandalë" iu bashkuan biznesmenë dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit që dolën në mbrojtje të dy kompanive private që kanë përfituar konçensionin e Rrugës së Kombit dhe që vjelin taksën prej 10 eurosh. Në konferencë ra në sy se gjuha e biznesmenëve ishte e njëjta me atë që përdori kryeministri Edi Rama duke e konsideruar protestën e qytetarëve të Kukësit si një "akt vandal".

Ishte Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka që u shpreh se dënon çdo akt vandal ndaj pronës, duke iu referuar protestës së kuksianëve.

"Sot ne si Forum, dënojmë çdo akt vandal që ka shkaëtërruar një pasuri të sipërmarrjes private. Nëse ne duhet ta neglizhojmë këtë fakt, secili prej nesh duhet ta braktisi këtë vend" u shpreh Jaka.

Për më tepër, Jaka u shfaq i shqetësuar për retorikën që përdoret për biznesmenët që fitojnë konçensione dhe që quhen oligarkë. “Nuk ka oligarkë në Shqipëri, ka vetëm sipërmarrës. Të gjithë mediat botërore kanë dhënë lajmin për djegien e një prone të një biznesi. Çfarë mesazhi i japim sipërmarrjeve të huaja? Nuk duhet të krijojmë akuza të paqena që krijojnë panik te sipërmarrja”.

Një tjetër biznesmen, Luan Bregasi, kryetar i Biznes Albania shkoi më tej kur tha se “E ardhmja e këtij vendi janë koncensionet” dhe se mundësitë për ta ulur tarifën në Rrugën e Kombit janë zero.

Më poshtë konferenca e plotë e përfaqësuesve të biznesit:

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI