Flash

Tentoi të ndihmonte qytetarët pranë protestës, studiuesja amerikane ndalohet nga policia e Tiranës

Lapsi.al 2 April 2018
Tentoi të ndihmonte qytetarët pranë protestës, studiuesja

Studiuesja dhe pedagogia amerikane Lory Amy e cila ndodhet prej disa kohësh në Tiranë për një studim në lidhje me krimet e komunizmit, është ndaluar sot nga policia e kryeqytetit në zonën e Myslym Shyrit dhe ndodhet në ambjentet e Komisariatit Nr.3.

Në videon që na dërgojnë persona shoqërues me zonjën Amy, shihet se stafi i policisë u kërkon atyre ta heqin celularin me të cilin filmojnë.

Sipas vetë rrëfimit të zonjës Amy, teksa ajo kalonte pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, ka vërejtur që në rrugën e bllokuar nga njerëzit që protestojnë për lirimin e banorëve të Kukësit, policia lejonte hyrjen e makinave deri në një pikë të caktuar dhe më pas i detyronte ato të ktheheshin pas, duke krijuar një rreth të mbyllur lëvizjeje, që krijonte kaos në trafik.

Lory Amy është afruar tek policët duke u kërkuar që t’i orientonin makinat që në hyrje të rrugës e të mos i lejonin të hyjnë në zonën e protestës, por ata kanë refuzuar.

Atëherë studiuesja amerikane ka dalë në rrugë dhe ka menduar të kryejë një detyrë qytetare, duke u thënë shoferëve ta shmangin zonën e bllokuar.

Në këtë moment, efektivët e policisë i janë afruar dhe e kanë ndaluar pa i dhënë një motiv për arsyet e këtij shoqërimi në komisariat.

Studiuesja është ndaluar pak minuta ma parë, teksa është gjendur përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku familjarët e të arrestuarve në protestën e Kukësit janë mbledhur për të kërkuar lirimin e tyre./faxweb

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI