Flash

VIDEO nga mbledhja e grupit e PD: Porosia e Berishës për Bashën dhe Kryemadhin

Lapsi.al 2 April 2018
VIDEO nga mbledhja e grupit e PD: Porosia e Berishës për Bashën

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje urgjente pasditen e së hënës. Në të morën pjesë edhe krerë të LSI-së dhe partive të tjera aleate të opozitës si dhe një grup qytetarësh të Kukësit. Duke qenë një numër i madh qytetarësh, në mbledhje, nga takimi është publikuar edhe kjo video.

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon nga krerët e partive politike të opozitës të mos e ndalin atë që nisi Kukësi. Ai thotë se duhet një staf që të organizojë dhe drejtojë mosbindjen civile. Kreu i PD-së, Lulzim Basha lajmëroi mbajtjen e një proteste ditën e martë kur edhe do të jepet masa e arrestit për personat e arrestuar. Bashën e ndërpret Kryemadhi që shton se qytetet pranë Tiranës duhet të jenë në gatishmëri.

DEKLARATAT NE GRUPIN E PD-së

Berisha: Ditë për ditë, ku të na teket, ku të vendosim, ku i duam. T’i motivojmë njerëzit dhe të kemi një drejtim, një staf që të drejtojë mosbindjen civile deri në rrëzimin e saj. Mirënjohje të thellë lumjanëve që bënë një shkundje, një tërmet në vetëdijen tonë për tu ngritur deri në ditën e fitores.

Basha: Nesër në ç’orë është gjyqi? Nesër do të njoftojmë kryesisht Tiranën dhe zonat përreth për të organizuar një pjesëmarrje masive...

Kryemadhi: Kamza, Tirana, Elbasani, Durrësi, Vora të jenë në gatishmëri 24 orë në 24. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI