Flash

Analiza e Lubonjës/ “Dhuna shpërtheu pasi Rama trajtoi shqiptarët si “të tredhur”

Lapsi.al 2 April 2018
Analiza e Lubonjës/ “Dhuna shpërtheu pasi Rama trajtoi

Protesta e Kalimashit kundër pagesës në Rrugën e Kombit vazhdon jehonën për shkak edhe të arrestimeve në masë të policisë. Në Kukës dhe në Tiranë nuk kanë munguar protestat. Situata duket e tensionuar dhe për këtë analizat Fatos Lubonja thotë se shkaktar është vetë kryeministri Rama që i trajton shqiptarët si “dele” dhe “të tredhur”.

“Mendoj që kjo që ndodhi është rezultat i politikave, i një sistemi të ngritur me qeverisjen Rama i bazuar në grabitje dhe gënjeshtra.

Megjithëse kemi një parti që e quan veten të majtë, qeverisja është në shërbim të interesave të një grupi oligarkësh ku kryeministri nuk përfill as ligjin, as debatin, as dialogun as hallet e njerëzve, por me arrogancën e pushtetit pasi ka premtuar taksa më të ulëta mirëqenie më të madhe i kthen të gjitha kokëposhtë dhe punon për oligarkët. Me oligarkët, jo vetëm punon për ta, por punon bashkë me ta dhe përdor mjetet e tyre materiale për të qeverisur vendin.

Për të realizuar qëllimet e veta përdor badigardët e pronarëve dhe jo policinë për të realizuar qëllimet e veta. Ai përdor paratë e këtyre njerëzve, që në disa raste janë edhe para krimi.

E kemi paguar njëherë me Sali Berishën “sa qimet e kokës” këtë rrugë. Tani Rama nuk pyet as ekspertët. Kur thotë “jeni dele, jeni të tredhur”. Njerëzit janë të dëshpëruar. Kjo është dhunë e nxitur nga qeveria. Trajton popullin si të kastruar,” - tha Lubonja në emisionin “Studio e Hapur në News24.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI