Flash

Zjarri në zonën e 'Frigoriferit', vijojnë të dalin akoma shtëllunga tymi nga vendngjarja

Lapsi.al 3 April 2018
Zjarri në zonën e 'Frigoriferit', vijojnë të dalin

Zjarri që përfshiu një magazinë mbrëmjen e së hënës, rreth ores 19:30, në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë, duket sikur ende nuk është shuar. Teksa edhe mëngjesin e së hënës dallohen shtëllunga tymi që dalin nga ajo çfarë ka mbetur prej objektit.

Në vendngjarje ndodhen ende forcat zjarrfikëse, të cilat gjatë natës kanë punuar për neutralizimin e flakëve e mos përhapjen e tyre në objektet aty pranë. Banorët ishin të parët që u evakuuan menjëherë sapo kuptuan se ç’po ndodhte. Ata u ndihmuan edhe nga zjarrfikësit dhe policia që shkuan në vendngjarje.

Sipas policisë, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, të cilat, duke parë përmasat e tij, pritet që të jenë të mëdha. Brenda magazinës ka pasur pajisje elektroshtëpiake, të cilat marrin flakë shpejt dhe kjo gjë e ka vështirësuar edhe më tej punën e zjarrfikësve.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje rojet e godinës, banorët dhe dëshmitarët në vendngjarje për të zbardhur plotësisht shkaqet e rënies së zjarrit dhe rrethanat.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI