Flash

Kuksianët-Ramës: Largo policinë dhe liro të ndaluarit, nuk do lejojmë taksë në Rrugën e Kombit

Lapsi.al 1 April 2018
Kuksianët-Ramës: Largo policinë dhe liro të ndaluarit, nuk

Anëtarët e këshillit bashkiak të Kukësit, i kanë bërë apel kryeministrit Edi Rama të lirojë personat e arrestuar padrejtësisht, si dhe të largojë forcat e policisë, pasi po terrorizojnë banorët.

Përfaqësuesit e këshillit bashkiak të Kukësit, deklarojnë se distancohen nga çdo akt dhune, ndërsa theksojnë se nuk ka negociim për tarifën e taksës.

“Protesta e djeshme ishte e ligjshme. Do mbështesim çdo qytetar të Kukësit. Tarifa për Rrugën e Kombit, është e panegociueshme. Distancohemi nga çdo akt dhune dhe kërkojmë që të largohen forcat speciale nga Kukësi. Të lirohen të arrestuarit si dhe të ndalohen arrestimet e mëtejshme.”

Ata kërkojnë lirimin e 23 protestuesve të ndaluar, ndalimin e arrestimeve të tjera, largimin e FNSH nga Kukësi, tarifa për kalimin në Rrugën e Kombit e panegociueshme dhe çdo tentativë për negociata nuk do të merret në konsideratë deri në lirimin e të arrestuarve.

Deklarata u lexua për mediat nga Lavdrim Shehu, i cili është anëtar i Këshillit bashkiak të Kukësit.

Sipas tyre taksa në ‘Rrugën e Kombit’ është e padrejtë dhe nuk duhet të vendoset.

Të këshilluara

Kapen 630 kilogram drogë në Orikum 

Para pak minutash Policia e Vlorës kapi një ngarkesë me plot 630 kilogram kanabis sativa në Orikum. Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se sasia e madhe e drogë...

15:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI