Flash

Arrestimet e kuksianëve/ Protestues të shoqërisë civile shajnë deputetët e PD: Janë plehra!

Lapsi.al 1 April 2018
Arrestimet e kuksianëve/ Protestues të shoqërisë civile

Protestues nga shoqëria civile janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Policisë së Tiranës për të protestuar kundër Edi Ramës dhe kundër arrestimeve në Kukës.

Qytetarë shqiptarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe kanë hedhur akuza ndaj Edi Ramës. Por në momentin që në Drejtorinë e Policisë kanë mbërritur deputetët e PD, nuk i kanë kursyer akuzat as për ta.

"Edhe këto deputetët e PD-së që vijnë këtu janë plehra që presin të riciklohen dhe të vijnë në pushtet" tha një prej protestuesve që fliste me megafon, duke kujtuar edhe miratimin që i bënë kontratës konçensionare për taksën në rrugën e kombit ministrat e LSI.

‘Ajo që ndodhi dje ishte pasoja, pasi shkaku është Edi Rama që i ofendon, i shan shqiptarët’, tha një tjetër.

Qytetarët e shumtë të mbledhur përpara Policisë së Tiranës, kanë hedhur akuza ndaj Ramës për taksat që po vendos në kurriz të shqiptarëve.

Ata kanë kërkuar lirimin e kuksianeve e hasjanëve të arrestuar gjatë natës nga policë të maskuar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI