Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Gulen te Rruga e Kombit? Turqia i kërkonte Shqipërisë dëbimin e organizatës

Lapsi.al 31 March 2018
Gulen te Rruga e Kombit? Turqia i kërkonte Shqipërisë

Në vitin 2016, pak muaj pas grushtit të shtetit në Turqi, në Shqipëri diskutohej se kush do të fitonte tenderin për koncesionin në Rrugën e Kombit. Nga Ministria e Transporteve ishte përzgjedhur konsorciumi “Vendeka”, një kompani turke, e cila siç mësoi Top Channel në shtator të vitit 2016 ishte përfshirë në një letër “non paper”, pra një letër pa kokë, pa vulë dhe pa firmë, në të cilën nominalisht akuzohet një konsorcium turk.

Letra dhe takimet e diplomatëve turq thuhet se kanë ardhur në kohën që “Vendeka” kishte fituar këtë tender dhe në vazhdën e kërkesave të vazhdueshme të Ankarasë ndaj Tiranës për frenim, kontroll dhe mundësisht përzënie të interesave të Gulenit nga Shqipëria. Top Channel raportoi në atë kohë se letra e autoriteteve turke për qeverinë shqiptare kishte akuzat për firmën “Vendeka”, që kanë qenë të detajuara dhe kanë marrë vëmendjen e qeverisë. Letra akuzonte lidhjet e pronarit të “Vendeka Bilgi Teknolojieri”, Ismail Meral, me Fethullah Gulen dhe organizatën e tij “FETO”, të cilësuar si terroriste nga ky dokument.

I njëjti dokument, dorëzuar autoriteteve shqiptare, citon emrin e Baki Kuran, drejtorit të përgjithshëm të “Vendeka”-s, si pjesëmarrës në ceremoninë e zhvilluar në Filipine, në shtator të vitit 2013, ku Fetullah Gulen mori çmimin si kontributor për paqen. Akuza më e rëndë e dokumentit të Ankarasë ishte për Husein Kizmaz, drejtor i Rajonit të Paqësorit për firmën “Vendeka”, i cili akuzohet nga ky dokument si personi që ka blerë kamerat, me të cilat u spiunuan djemtë e Erdoganit dhe të afërm të tij, që të përdoreshin për planet e organizatës “FETO” të Gulenit dhe aksionet e saj intimiduese.

Pas kësaj letre ndodhi që fituesi i tenderit për rrugën Durrës-Kukës, u shpall një konsorcium shqiptar, pasi tenderi i parë u anulua dhe “Vendeka” doli jashtë loje. Letra turke përmbante edhe shqetësime të tjera, ndërsa vetë Erdogan i kërkoi Shqipërisë kujdes me organizatën “Feto”. Shqetësimi turk lidhej edhe me numrin e madh të shkollave, që sipas tyre financohet nga organizata gyleniste, gjithashtu edhe disa biznese, deri edhe banka që ndodhen në Shqipëri./ TCh

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI