Flash

Debati për LGBTI nëpër shkolla, biznesmeni gay Elton Ilirjani kundër Xheni Karajt

Lapsi.al 31 March 2018
Debati për LGBTI nëpër shkolla, biznesmeni gay Elton Ilirjani

Takimet e përfaqësuesve të komunitetit LGBTI në gjimnazet e Tiranës kundër bullizmit ka shkaktuar reagime të mëdha në rrjetet sociale. Organizata LGBT në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Bashkinë e Tiranës po zhvillojnë këto takime duke u kthyer në shqetësimin kryesor dhe duke nxitur debat të madh. Lidhur me këtë debat ka patur reagime të ndryshme, ndër ta edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë siç është Nard Ndoka, i cili është kundër këtyre takimeve nëpër shkolla.

Pikërisht për këtë temë ishin të ftuar në “Zonë e Lirë” përfaqësueset e LGBTI, Xheni Karaj dhe Deni Sanxhaku, deputeti Nard Ndoka, Elton Ilirjani dhe Arjan Çurri.

Edhe pse ka pranuar publikisht orientimin e tij seksual, Ilirjani u shpreh kundër nismës së LGBTI nëpër shkolla, duke thënë se informacionin adoleshentët duhet ta marrin nga familja.

“Unë nuk jam dakord për të sjellë këto prirje që janë të miat dhe të Xhenit nëpër shkolla. Unë mendoj se kjo duhet të nisë nga familja, ajo është e para që jep informacionin. Unë mendoj se nuk duhet të mësohet nëpër shkolla.

Unë nuk jam në krahun e Xhenit dhe komunitetit në këtë rast. Mendoj se ky diskutim është marrë shumë me nxitim. E kam deklaruar publikisht që jam gay që kur kam qenë në Tepelenë dhe i varfër, seksualiteti im ka qenë i dukshëm”, tha Ilirjani. Karaj tha se Ilirjani është i pari gay që del kundër kësaj nisme.

“Ilirjani nuk e ka kuptuar çfarë ndodh realisht nëpër shkolla. Nuk kishte ndoshur që një gay të dalë kundër nesh. Ai e di shumë mirë që nuk mund të çosh prirjet nëpër shkolla dhe se nuk mund t’i bësh të tjerët si vetja”, tha Karaj.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI