Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Kujdes! Ky është semafori ku policia ju "ngre kurth" (video)

Lapsi.al 20 March 2018
Kujdes! Ky është semafori ku policia ju "ngre kurth" (video)

Një semafor i vendosur tek ura e ngushtë që lidh zonën e Paskuqanit dhe të Babrroit me Tiranën, çdo ditë, kryesisht në orët e pikut ka telefonata për bllokim të trafikut për shkak se nuk respektohet semafori, duke bllokuar lëvizjen mbi urë.

Nisur nga këto shqetësime Policia Rrugore e Tiranës prej orës 09:30 të kësaj të marte ka organizuar grup kontrolli për dokumentimin dhe verifikimin e shkeljeve administrative në këtë zonë.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se nga monitorimet e kryera janë konstatuar dhe ndëshkuar 30 automjete për shkelje, “pasi kanë vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë”.

Policia Rrugore thotë se do vijojë me kontrollet në këtë zonë edhe ditët në vazhdim, me qëllim disiplinimin e përdoruesve të rrugës me sinjalizimin e ndritshëm, si dhe shpreh edhe një herë falenderim për të gjithë ata qytetarë që denoncojnë shkelësit e Kodit Rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=MMyRfAe895s&feature=youtu.be

[embed]https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2131730167113343/[/embed]

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI