Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Meta ndryshon retorikën për negociatat me Bushatin: Patëm bashkëpunim produktiv!

Lapsi.al 20 March 2018
Meta ndryshon retorikën për negociatat me Bushatin: Patëm

Nuk është e qartë se çfarë ndryshoi mes Ilir Metës dhe Edi Ramës në takimin që ata patën në presidencë për negociatat e kufirit detar, por presidenti ka nisur të flasë ndryshe në lidhje me këtë çështje.

Një ditë pasi i dha autorizimin kryediplomatit shqiptar për nisjen e negociatave me grekët, Meta u shpreh se bashkëpunimi ishte i dobishëm.

"Kemi realizuar një bashkëpunim mjaft produktiv dhe të dobishëm për të pasur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese por edhe tekniko-ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje me Greqinë. Besoj se është bërë një punë e konsiderueshme. Jemi në një proces mjaft solid nga pikëpamja kushtetuese"

Sa i takon përfshirjes në grupin negociator edhe të ekspertit të drejtës ndërkombëtare, Profesor Ksenofon Krisafi, Meta tha se ishte një propozim mjaft pozitiv dhe i mirëpritur nga ana e tij.

"Ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe mjaft i mirëpritur nga ana ime për arsye sepse është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare por edhe me mjaft eksperiencë për raste të tilla" u shpreh presidenti.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI