Flash

Goditet në Itali rrjeti që trafikonte drogë nga Kolumbia, Shqipëria e Spanja, 37 në pranga

Lapsi.al 20 March 2018
Goditet në Itali rrjeti që trafikonte drogë nga Kolumbia,

Antimafia italiane i kë dhënë sot një tjetër goditje mafias vendas duke shkatërruar një rrjet tw trafikut tw lëndëve narkotike nga Kolumbia, Shqipëria, Maroku e Spanja. Gjatë operacionit janë sekuestruar drogë, bomba, municion e armë.

Me urdhër të Prokurorisë së Leçes është ekzekutuar mëngjesin e sotëm operaconi i koduar "Orioni" i cili ka cuar në shkatërrimin e 3 grupeve kriminale në lidhje me mafian pugliese Sacra Corona Unita.

62 persona janë vënë nën hetim, ndërsa ndaj 37 të tjerëve është lëshuar udhëri i arrestimit 20 prej të cilëve në burg e 17 në arrest shtëpiak.

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim mafioz, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, mbajtje pa leje armësh e lëndësh eksplozive, kërcënim personi, zhvatje të dhunshme etj.

Mjaft prej të arrestuar janë të lidhur me mafian pulgiese Sacra Corona Unit e me klanin mafioz të Antonio Amato.

Dy prej tre grupeve kriminale të shkatërruar në këtëo operacion, merreshin kryesisht me trafikimin e drogës. Droga trafikohej nga Kolumbia në Itali por dhe nga Shqipëria, Maroku e Spanja. Sipas hetimeve biznesi i drogës i siguronte këtyre grupeve kriminale një përfitimi prej miliona euro e vetëm brenda një muaji, në shtator të 2015, kishin mundur të hidhin në treg drogë në vlerë 300 mijë euro.

Ndër 37 urdhër arrestimet nuk ka asnjë shtetas shqiptarë, por hetimet e antimafias italiane janë ende në zhvillim. Ndër të arrestuarit është dhe ish portieri i skuadrës së Lecces Davide Petrachi.

Operacioni Orion ka çuar në sekuestrimin e sasive të ndryshme droge të tipti kokainë, heroinë e marijuanë si dhe të një kalashnikovi të tipit AK47 i prodhimit rus, të 5 pistoletave me municionin përkatës, të dy bombave si dhe 4 detonatorë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI