Flash

Ngjarjet e rënda të Lezhës, aty ku fijet e krimit të çojnë drejt politikës

Lapsi.al 19 March 2018
Ngjarjet e rënda të Lezhës, aty ku fijet e krimit të

Lezha është një nga qarqet më problematikë sa i takon kriminalitetit por edhe zyrtarëve që kanë patur probleme me ligjin.

Lidhjet mes krimit dhe politikës, janë bërë shkaktarë edhe për incidentet më të rënda që kanë ndodhur në proceset zgjedhore në këtë qark.

Ngjarja më e rëndë është vrasja e një komisioneri të LSI me 23 qershor të vitit 2013, në një ngjarje ku mbeti i plagosur me armë zjarri edhe Mëhill Fufi. Kandidati i Partise Demokratike, vinte nga një familje e njohur e zonës, ai nuk arriti të fitonte direkt, por disa emra në listen para tij dhanë dorëheqjen për arsye të ndryshme.

Krimi i dyte me sfond politik ndodhi në zgjedhjet e 2017 kur sërish një militant i LSI u dhunua. Akuza e parë ra mbi familjaret deputetit Arben Ndoka, një prej të cilëve u arrestua më vonë. Aleksandër Ndoka, vëllai i ish deputetit socialist, që kishte punuar si jurist në hipotekën e Lezhës, u ekzekutua në rrethana ende të pazbardhura në një pritë.

Ndërsa vetë Arben Ndoka kishte lënë mandatin sepse u prek nga dekrimianlizimi. Ndaj tij dhe të afërmve të tij u bënë shumë akuza, ndërsa së fundmi, xhaxhai i Ndokës u arrestua si pjesë e grupit që vidhte tokat në bregdet. Për prokurorinë pjesë e këtij grupi është edhe kryebashkiaku Fran Frrokaj, i zgjedhur me mbështetjen e PD.

Ndoka që do të mbahet mend për dhunimin e deputetit demokrat Gent Strazimiri nuk ishte i pari deputet socialist problematik në këtë qark. Armando Prenga do të arrestohej në 2015-ën për plagosje, për një konflikt mes tij dhe familjes Cali, të afërm të ish deputetes demokrate Paulina Hoti.

Konflikti ishte për pronësinë mbi një pjesë të lagunës së Patokut. Edhe Prenga që sipas prokurorisë prekej nga ligji i dekriminalizimit dha dorëheqjen nga mandati. Në zgjedhjet e Kurbinit, pjesë e qarkut Lezhë, demokratët hoqën dorë nga mbështetja e kandidatit Ilir Pjetraj, sërish nisur nga e kaluara.

Qarku i Lezhës, ka edhe një histori të ngjeshur kriminaliteti. Në vitin 2016 u përhap gjerësisht kultivimi i drogës, ndërsa atje u zbulua edhe laboratori i heroinës në Fushë Kuqe, e cila për policinë ishte pronë e të ashtuquajturit “Baron i drogës”, Gëzim Çela.

Kontrolli i shtetit në këtë zonë, të njohur për lidhjet e forta fisnore, ka qenë i dobët. Për shkak të traditës, politika, bizneset por edhe kriminaliteti aty bazohet tek këto lidhje, të cilat kanë qenë shumë më të forta se ligji./Top Channel

https://www.youtube.com/watch?time_continue=108&v=FpCb0P1u-60

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI