Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Vende të lira pune në shëndetësi, ministria thotë se do të bëhet testim (Datat)

Lapsi.al 19 March 2018
Vende të lira pune në shëndetësi, ministria thotë se do

U bënë publike sot listat e infermierëve, fizioterapistëve dhe teknikëve të imazherisë të cilët do të testohen për 416 vende të lira pune. Kandidatët kanë 5 ditë kohë për ankimim për piket duke filluar që sot dhe pas pesë ditëve për shqyrtimin e ankesave. Më date 29 mars do të përpilohet lista me renditjen përfundimtare të kandidatëve që do të futen në testim. Pas kesaj do te zhvillohet testimi me shkrim i cili per shkak te numrave eshte menduar te zhvillohet ne kater qarqe, perkatesisht ne Tirane, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

Në një deklaratë për media, zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se pas fazes së parë të shpalljes se listes paraprake të kandidatëve të interesuar u është dhënë kohë 2354 aplikanteve per te plotesuar dokumentacionin. Më konkretisht: 1376 infermiere, 300 mami, 59 fizioterapiste, 98 tekinike imazherie, 107 teknike laboratori, 5 logopediste.

Datat e testimit me shkrim

Në Tiranë, konkursi do të zhvillohet më datë 31 Mars, në orën 14.00 në ambientet e universitetit mjekësor Tiranë. Për kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, testimi do të kryhet në Vlorë më datë 2 Prill në ambientet e universitetit Ismail Qemali në orën 14.00.

Për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës dhe Durrës, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill në ambientet e universitetit Luigj Gurakuqi në orën 14.00. Për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korcë dhe Berat, testimi do të zhvillohet në ambientet e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan në datë 4 Prill, në orën 14.00.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI