Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Basha jep tre shembuj për të treguar se Edi Rama ka kapur Arta Markun

Lapsi.al 19 March 2018
Basha jep tre shembuj për të treguar se Edi Rama ka kapur Arta Markun

Edhe pas lirimit nga burgu të Fran Frrokajt, kreu i Partisë Demokratike nuk është nxituar të flasë për pafajësinë e kryebashkiakut të Lezhës, por Basha dha disa shembuj që tregojnë se drejtësi nuk ka.

Rasti i parë ishte i Elvis Rroshit që dyshohet se u përfshi në një rast të ngjashëm të tjetërsimit të pronave në Spille, por nuk u arrestua. Rast tjetër sipas Bashës është ai i Erion Veliajt që po tjetërson pronën e Teatrit Kombëtar dhe së fundmi, rasti në Fier kur prona publike po tjetërsohet për të ndërtuar inceneratorët.

“Nuk kam marrë kurrë përsipër të gjykoj apo të jap vlerësimet e mia për vendimet e gjyqësorit, por drejtësi është ajo që funksionon e barabartë. Pse nuk është arrestuar Elvis Rroshi? Pse nuk është ndjekur i njëjti standart për të njëjtat akuza, për dhjetëra pushtetarë socialist? Erion Veliaj po tjetërson pronë publike në qendër të Tiranës, te Teatri Kombëtar bashkë me Edi Ramën. Në Fier po tjetërsohet prona për të favorizuar inceneratorët e Ben Ahmetajt. Pse nuk bëhet drejtësi për këta?” tha Basha, sipas të cilit drejtësia tani është e kapur nga narko-shteti.

Deklarata e Lulzim Bashës u bë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI