Flash

Manjani pyetje për Arta Markun: Pse ky dështim spektakolar në 48 orë?

Lapsi.al 19 March 2018
Manjani pyetje për Arta Markun: Pse ky dështim spektakolar në 48

Për ish Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani arrestimi i zyrtarëve të bashkisë në Lezhë doli një farsë e cila u shfry brenda 48 orëve. Ndryshimi i masës së sigurisë nga "arrest me burg" në "Arrest shtëpie", ishte dështim i operacionit sipas Manjanit.

Postimi i plotë në Facebook i Ylli Manjanit:

“Ja dhe pasoja e farsës së arrestimeve për show dhe terror politik! Nga izolimi në polici, përfundojnë në shtëpi! Kështu ndodh gjithmonë kur drejtësinë e ka në dorë policia dhe pushteti! Kështu ndodh kur Policia të telendis në publik dhe bën edhe punën e Prokurorit! Se si mund të hetojë policia Shpërdorimin e Detyrës, një dreq e di!

Por, unë dua të di:

-Ku është Prokuroria e Republikës?

– Kush po heton?

– A ka akuzë të ngritur me prova apo thjesht dyshime?

-Pse ky dështim spektakolar, në vetëm 48 orë?!

-Pse nuk ndiqen penalisht ata zyrtarë që paskan hequr lirinë qoftë dhe për 48 orë?

– Përse nuk sekuestrohet toka objekt hetimi?

– Përse nuk sekuestrohen dokumentet zyrtarë?

Boll me shoë policësh!

Kushtetuta ngarkon me përgjegjësi PROKURORINË!”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI