Flash

‘Vajza e bukur, rrushi, birra’, si komunikonin trafikantët 2.3 tonë drogë në Itali

Lapsi.al 18 March 2018
‘Vajza e bukur, rrushi, birra’, si komunikonin trafikantët 2.3

Zbardhen kodet e përdorura nga 23 trafikantët e drogës që operonin në Shqipëri dhe Itali, të cilët u arrestuan pak ditë më parë në operacionin e koduar “shefi’, pjesë e të cilës ishte dhe një organizatë kriminale e përbërë nga italianë dhe rumenë.

Sipas Reporttv, nga hetimet ka rezultuar se shqiptarët e përfshirë në këtë trafik për të kamufluar aktivitetin kriminal e cilësonin drogën gjatë komunikimeve të tyre telefonike me epitetit si “makina, rrushi, punëtor, motorr, shishe birre, shishe uji, bluza, shezllone, persona, skeleri, birra. Ndalur te paratë dhe vlerën prej 1400 euro për kg që grupi kriminal hidhte në tregun italian, kanabisin e transportuar si nga ajri, deti dhe rrugë tokësore etiketoheshin me termat “dokumentet, orë pune, punëtorë”.

Kur kanabisi apo lënda narkotike kokainë e trafikuar nga Shqipëria rezultonte e një cilësie shumë të mirë veç komunikimit për sasinë, çmimet dhe mënyrën e trafikimit shtetasit e hetuar kujdeseshin dhe për cilësinë. Ndër përgjimet e komunikimeve mes trafikantëve ka rezultuar se ata përdornin këto etiketime “Vajza e bukur, më sill një kamion rrushi pa fara, bëj një kamion rrushi pa fara nga ajo e bardha”.

Hetimit i Antimafias së Barit ka zbuluar se personi që koordinonte transportin e kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë ishte Mariglen Shusha me rolin e furnizuesit. 43 persona, mes tyre e19 shqiptarë, të arrestuar dhe dy në kërkim akuzohen nga prokuroria e Barit dhe ajo e Krimeve të Rënda për akuzën e kultivimit dhe trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, shkruan shqiptarja.com.

Në harkun kohor 2016-2017 e deri në finalizimin e operacionit në javët e para të mars 2018 këtij grupi kriminal i janë sekuestruar 2.3 tonë kanabis, 1 kg kokainë, sasi droge e cila nëse do të dilte në treg do të kishte një fitim prej 15 milionë euro për dy organizatat kriminale.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI