Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Alibeaj: Tahiri? E marrtë e mira... duhet marrë seriozisht kjo çështje

Lapsi.al 17 March 2018
Alibeaj: Tahiri? E marrtë e mira... duhet marrë seriozisht kjo

Nën kryesimin e Edi Palokës demokratët janë bërë gati t’i shkojnë deri në fund hetimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si pjesë e dosjes “Habilaj”. A është ai i përfshirë në trafik dhe çfarë pritet të zbardhë komisioni hetimor? Anëtari demokrat i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në “Neës 24”, thotë me bindje se opozita është gati të sjellë provat e saj që të zbardhet e vërteta.

Ai madje shton se për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje, janë konsultuar sot edhe me kryedemokratin Lulzim Basha.

“Ka qenë një takim konsultativ, e kemi marrë seriozisht këtë çështje pasi e kërkon edhe koha… E marrtë e mira, duhet marrë seriozisht kjo çështje! Nëse ka një njollë të errët ky vend, është kjo çështje. Ky është momenti që të kuptohet se në çfarë katrani është zhytur ky vend.

E di që do ketë dy raporte në fund, për çështjen, por më rëndësi kanë faktet që do të shpalosen a janë të vërteta apo jo, dhe a do të tregojmë një situatë therëse të fenomenit të kultivimit të drogës. Ne kemi detyrim publik të sjellim provat tona”,- tha demokrati.

Të këshilluara

Grabitet Xhamia e Plumbit në Berat

Xhamia e Plumbit në qytetin e Beratit është grabitur nga gjatë ditës së sotme. Policia thotë se janë grabitur rreth 2 mijë lekë të reja, të hedhura aty nga besi...

16:40

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI