Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Detajet/ Për një vijë uji vrau kushëririn me sëpatë në sy të djalit 7 vjeç

Lapsi.al 17 March 2018
Detajet/ Për një vijë uji vrau kushëririn me

Konfliktet e vazhdueshme për vijën e ujit përfunduan me një vrasje mes kushërinjve. Krimi ndodhi mëngjesin e së shtunës në fshatin Gumenicë të Bashkisë Selenicë. Dilaver Veshaj goditi me sëpatë Arben Veshajn duke e lënë të vdekur në vend. Trupi i 37-vjeçarit u gjet i pajetë 500 metra larg banesës.

40-vjecari u largua nga vendi i ngjarjes, por arratia i zgjati shumë pak pasi u vu në pranga nga Policia e Vlorës. Në momentin e arrestimit, autori ishte shumë i tronditur. ABC News raporton se autori ka deklaruar para hetuesve “e vrava sepse donte të më vriste”, por pa dhënë te tjera detaje rreth asaj çfarë ndodhi. Të dy kushërinjtë ishin barinj.

Xhaxhai i viktimës, Sotir Veshaj, tha se autori e ka qëlluar fillimisht me pistoletë 37-vjeçarin dhe më pas e ka goditur me sëpatë. Gjithçka ndodhi në sy të djalit 7 vjeç të Arben Veshaj.

“E kemi mësuar nëpërmjet djalit të tij. Djali është 7 vjeç. Ka qenë në dyqan kur ka qëlluar. Kanë dalë bagëtia. Ky ka ikur për në mal me gjithë djalin. Janë vërsulur qentë. Ky është mbrojtur nga qentë, i ka qëlluar me shkop. Autori ka nxjerrë pistoletën dhe e ka goditur dhe pastaj e ka grirë me sëpatë. E ka qëlluar dy-tre herë me sëpatë” – tha ai.

Sipas burimeve nga policia mësohet se shkak i grindjes ishte një vijë uji që kalonte pranë pronave të tyre në vendin, ku mbanin bagëtitë, teksa edhe herë të tjera kishin pasur konflikte, për këtë problem.

Të këshilluara

Grabitet Xhamia e Plumbit në Berat

Xhamia e Plumbit në qytetin e Beratit është grabitur nga gjatë ditës së sotme. Policia thotë se janë grabitur rreth 2 mijë lekë të reja, të hedhura aty nga besi...

16:40

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI