Flash

Drogë me GPS drejt Turqisë/ Një i infiltruar zbuloi rrjetin e trafikantëve

Lapsi.al 17 March 2018
Drogë me GPS drejt Turqisë/ Një i infiltruar zbuloi rrjetin e

Prokuroria për Krimet e Rënda ka mbyllur hetimet ndaj katër personave të akuzuar për tentativën e trafikimit të 166 kilogramëve kanabis drejt Turqisë.

ABC News ka zbardhur detajet e dosjes, sipas të cilës prokuroria ka rënë në gjurmët e planit të trafikut drejt Turqisë nga përgjimi i telefonit të Amarildo Mulletit. Më pas, në bashkëpunim edhe me agjencitë partnere, hetuesit kanë fotografuar takime të tij me një shtetas turk me emrin Davut në Shqipëri dhe Kosovë. Shtetasi turk është larguar dy ditë më pas drejt Stambollit nga aeroporti i Rinasit. Ndërkaq, nga përgjimet telefonike ka rezultuar se të dyshuarit kërkonin një transportues për rrugën Shqipëri-Turqi.

Në këtë moment del në skenë agjenti i infiltruar. Takimet mes tij dhe të akuzuarve janë përgjuar dhe zhvilluar në sytë e agjentëve të policisë. I tillë ishte edhe takimi i 26 Janarit 2017 në një lokal në segmentin Fushë Krujë-Vorë. Në këtë kohë dy prej të dyshuarve kanë marrë mjetin e të infiltruarit për ta ngarkuar me lëndën narkotike në fshatin Arramenas të Fushë-Krujës. Ajo që nuk dinin ishte fakti se në mjet kishte transmetues satelitar GPS, si edhe përgjues që regjistroi bisedat mes tyre. Sipas prokurorisë, në këto biseda mes tyre është folur për destinacionin turk të lëndës narkotike.

Pas sjelljes së mjetit të ngarkuar me 166 kg kanabis ka ndërhyrë policia duke arrestuar të dyshuarit. Gjatë kontrolleve të të njëjtit operacion policor të koduar “Koordinimi” në banesat e të dyshuarve dhe personave të tjerë të hetuar u bllokua një sasi prej 400 kg lëndë narkotike dhe disa armë automatike. 4 personat e akuzuar do të përballen në gjykatë me akuzën e “trafikut të narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Të këshilluara

Grabitet Xhamia e Plumbit në Berat

Xhamia e Plumbit në qytetin e Beratit është grabitur nga gjatë ditës së sotme. Policia thotë se janë grabitur rreth 2 mijë lekë të reja, të hedhura aty nga besi...

16:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI