Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

(VIDEO) Familjarë e punonjës të Frrokajt mbildhen përballë policisë në Lezhë

Lapsi.al 18 March 2018
(VIDEO) Familjarë e punonjës të Frrokajt mbildhen

Dy ditë pas ndalimit të kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe disa zyrtarëve të tjerë për tjetërsim pronash në Shëngjin, qytetarë të shumtë të mbledhur para Drejtorisë së Policisë së Lezhës kërkojnë lirimin e tij.

Familjarë dhe punonjës të administratës qëndrojnë para policisë duke kundërshtuar arrestimin e Frrokajt.

Ata kanë nisur të grumbullohen përpara hyrjes së komisariatit dhe deklarojnë se do të qëndrojnë aty gjatë gjithë ditës.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë dje në Lezhë, ku u takua me strukturat e partisë në këtë qark.

Pak pas takimit me strukturat, lideri i demokratëve tha se shpreson që kryebashkiaku Frrokaj të jetë i pafajshëm dhe se PD kërkon hetim të paanshëm, jopolitik dhe profesional. “PD kërkon zbatimin e standardit se të gjithë duhet të jenë të barabarte para ligjit. Është e rëndësishme që të mos këtë drejtësi selektive, në funksion te një axhendë politike të caktuar”, tha dje Basha në Lezhë.

Frrokaj, përfaqësues i PD-së, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, pasi ka dyshime se ka tjetërsuar prona tek ‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin. Gjithashtu, pas hekurave përfunduan edhe nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizaj, kreu i Hipotekës Gjelina Bacaj, bashkë me dy juristët Eduard Lekaj e Armando Dakaj.

Gjykata ka firmosur ‘arrest me burg’ në mungesë për kryebashkiakun dhe për 22 zyrtarë të tjerë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI