Flash

SHPJEGIMI/ Pse Basha nuk i doli në mbrojtje Fran Frrokajt

Lapsi.al 18 March 2018
SHPJEGIMI/ Pse Basha nuk i doli në mbrojtje Fran Frrokajt

Qëndrimin zyrtar për arrestimin e Fran Frrokajt, Lulzim Basha e përsëriti fjalë për fjalë si në konferencën në Tiranë, ashtu edhe në vizitën që bëri në Lezhë. “Shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm” është shprehja që përdori Basha, duke mos u nxituar t'i dalë në mbrojtje kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Lezhës. Një ditë më pas, këtë qëndrim e shpjegon Edi Paloka.

Duket se demokratët shohin një kurth tek arrestimi i Fran Frrokajt. Nëse ata do ta quanin Frrokajn të pafajshëm ende pa nisur gjyqi, atëherë socialistët do të vënë shenjën e barazimit për rastin "Tahiri".

"E di qe Ramballa mezi pret te kapet diku per te vene shenjat e barazimit midis PD dhe Rilindjes ne qendrimin ndaj drejtesise. Eshte gati te thote se edhe PD po mbron Fran Frrokajn sic beri ai me Tahirin. Pra jemi njesoj" shkruan Paloka në një status në Facebook.

Në rastin e Saimir Tahirit, dihet që socialistët dolën hapur kundër prokurorisë duke bllokuar arrestimin e ish ministrit të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe shpërdorim detyre, .

Rruga që ka zgjedhur PD në rastin Frrokaj, kërkon të shmangë gjykimin e opinionit publik se "të dyja palët janë njësoj". Gjithsesi shpjegon Paloka, ky qëndrim nuk do të kthehet në kompleks. Eshtë e qartë se për akuza të ngjashme, kryebashkiakët socialistë nuk janë arrestuar.

"Ne as nuk i bejme presion e as nuk kerkojme qe drejtesia te mos bej detyren e saj sic ka bere rendom deri me sot Rama ne shume raste te provuara. Por nuk mund te mbyllim as syte e as gojen kur shohim se drejtesia, tanime e kapur plotesisht nga Rama, vepron qartazi me standarte krejtesisht te kunderta. Edhe sikur per nje moment te supozonim se akuzat qendrojne, mjafton fakti qe disa prej kryebashkiakeve te majte, te akuzuar pikerisht me te njejtat akuza si Fran Frrokaj, jane sot ose ne ndjekje te lire ose te cliruar fare nga akuzat, per te dalluar dy standartet me te cilat vepron Rama kryeprokuror" shkruan deputeti i PD-së.

 

"Drejtesine nuk e pengojme, po ta harrojne ramballet se do te mbyllim gojen e ulim koken duke lejuar qe drejtesia e kapur te perdoret si arma e fundit per eliminimin e opozites . Ti bejne mire llogarite para se te na fusin ne nje lufte per ekzistence…" e mbyll reagimin e tij Paloka.©Lapsi.al

Të këshilluara

(FOTO) Aksident në zonën e ish-bllokut

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e ish-bllokut. Një makinë tip Mercedes-Benz është aksidentuar në kryqëzimin pranë bankës “Credins”. Polic...

15:58

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI