Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Ekzekutohet brutalisht shqiptari dhe gruaja e tij në Ekuador

Lapsi.al 18 March 2018
Ekzekutohet brutalisht shqiptari dhe gruaja e tij në Ekuador

Një shqiptar dhe bashkëshortja e tij janë ekzekutuar në Ekuador.

64-vjeçari Fadil Kaçaniqi, shtetas i Malit të Zi, u ekzekutua me tre plumba, ndërsa bashkëshortja e tij 63-vjeçare Fatima gjeti vdekjen pasi u godit me sende të forta në kokë,.

Raportohet se 64-vjeçari ka bërë disa vite burg për shkak të përfshirjes në trafikun e drogës dhe grabitje.

Pak kohë më parë u lirua dhe po kryente dënimin me kusht.

Mediat vendase raportojnë se në vendin e ngjarjes u gjetën gjurmët balistike dhe guri për të cilin dyshohet se është shfrytëzuar si armë.

Sipas portalit ekuadorian “Extra”, vrasësit u prezantuan si policë që kërkuan të ushtronin kontroll.

“Menduan se kanë kryer krim të përsosur, por i regjistruan kamerat e vendosura në pronë”, theksoi prokurori Viktor Gonzales.

Gjenerali policor Marçelo Tobar theksoi se Kaçaniq kishte dosje kriminale për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, gjersa gruaja e vrarë punonte në aeroportin Zhoze Zhakin de Olmedo.

"Kjo nuk është vrasje e thjeshtë, dyshojmë në lidhshmërinë me krimin e organizuar”, u shpreh ai, shkruan portali “Extra”.

Të këshilluara

(FOTO) Aksident në zonën e ish-bllokut

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e ish-bllokut. Një makinë tip Mercedes-Benz është aksidentuar në kryqëzimin pranë bankës “Credins”. Polic...

15:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI