Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Zaev: Ivanov një burracak

Lapsi.al 16 March 2018
Zaev: Ivanov një burracak

Për kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, presidenti Gjorge Ivanov është 'burracak'. Reagimi i kryeministrit erdhi pasi Ivanov vendosi të mos dekretojë ligjin e gjuhës shqipe për së dyti.

Për Zaevin, zyrtarizimi i përdorimit të gjuhës shqipe përmbush marrëveshjen e Ohrit.

“Më vjen keq që presidenti vendosi të shkelë kushtetutën dhe të mos e dekretojë ligjin për së dyti. Për mua kjo është burracakëri. Institucionet nuk duhet ta lejojnë që kjo të ndodhë. Zbatimi i këtij ligji plotëson detyrimin e fundit që rrjedh nga marrëveshja e Ohrit” - u shpreh Zaev.

Kryeministri kërkoi që për ligjin e gjuhëve të merret opinioni i Gjykatës Kushtetuese por edhe Komisionit të Venecias lidhur me përputhshmërinë e tij me standardet europiane, siç propozoi edhe Komisioni Europian.

Ligji i gjuhëve u miratua për herë të dytë të mërkurën me 64 vota, në një seancë që u bojkotua nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u përplas fizikisht me kryeparlamentarin shqiptar Talat Xhaferi, me qëllim për t'a penguar atë të zhvillonte seancën për të miratuar ligjin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI