Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

'Furtunë' në bashkinë e Lezhës, bashkë me kryetarin arrestohen edhe 24 persona të tjerë

Lapsi.al 16 March 2018
'Furtunë' në bashkinë e Lezhës, bashkë me

Një furtunë e vërtete e ka përfshirë sot bashkinë e Lezhës. Policia ka arrestuar kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, nënkryetarin si dhe 22 zyrtarë të tjerë. Arrestimi i Frrokajt dhe 7 zyrtareve të tjerë është bërë me akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, është arrestuar edhe nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizaj, kreu i Hipotekës Gjenilon Bacaj si dhe dy juristët Eduard Lekaj e Armando Dakaj. Të katërt këta zyrtarë ndodhen në ambientet e policisë së Lezhës. Mbi ta rëndon e njëjta akuzë si ndaj Fran Frrokajt, ajo e tjetërsimit të pronave. Pak kohë më parë ishte ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili u shpreh se me pronat në Lezhë është bërë krim.

Edhe në Lezhë ka ndodhur e njëjta skema abuzimi me pronat, duke falsifikuar dokumentet dhe kthyer tokat ranishte në toka bujqësore me pronar dhe mbi to ndërtoheshin biznese të ndryshme, lokale, hotele dhe shtëpi banimi.

Vetëm një jave me pare Kontrolli i Larte i Shtetit mësohet se ka bere një inspektim ne ketë bashki. Shoqërimi i tyre është bërë gjatë paradites së sotme, kur agjentë të Krimit Ekonomik u paraqiten në Bashkinë e Lezhës.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI