Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Arrestimi i kreut të bashkisë Lezhë, çfarë paralajmëronte para një muaji ministri Xhafaj

Lapsi.al 16 March 2018
Arrestimi i kreut të bashkisë Lezhë, çfarë

Duket sikur shoqërimi i në polici i kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, ishte një ndodhi e paralajmëruar më parë. Vetë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi më 15 shkurt se do të kishte arrestime lidhur me akuzat për abuzime dhe tjetërsime të pronave. Ndërkohë më 17 shkurt nga qyteti i Lezhës, Xhafaj tha se shumë shpejt përgjegjësit do të dilnin para drejtësisë.

“Dua t’ju them që jam i shqetësuar, ua thashë edhe njerëzve të Policisë për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me pronën publike, me vijën bregdetare në zonën e Lezhës posaçërisht. Besoj që hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, besoj që do të jenë efeciente, do të jenë të suksesshme. Janë hetime që po bëhen bashkë me Prokurorinë këtu dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dhe unë shpresoj dhe besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen përpara përgjegjësisë penale”, - tha në atë kohë Xhafaj.

Ndërkohë, bashkë me Frrokajn, është shoqëruar edhe nënkryetari i bashkisë, Enver Hafizi.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI