Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Delegacioni shqiptar viziton Teheranin, acarohen muxhahedinët: Po i rekruton Irani!

Lapsi.al 16 March 2018
Delegacioni shqiptar viziton Teheranin, acarohen muxhahedinët: Po i

Një vizitë që ish presidenti Rexhep Meidani, studiues dhe gazetarë nga Shqipëria kanë bërë në Iran, ka acaruar muxhahedinët që jetojnë në Tiranë. Qëllimi i vizitës ka qenë pjesëmarrja në një ceremoni përkujtimore për Naim Frashërin, që u zhvillua në Teheran. Pjesë e delegacionit ishin edhe studiuesit Shaban Sinani, Ali Aliu etj.

Por në një njoftimin për mediat, muxhahedinët ngrenë pyetjen "se si një regjim, i cili shpesh burgos poetë dhe shkrimtarë ose i detyron ata të ikin në mërgim, papritur rizbulon shpirtin e tij kulturor?" Sipas muxhahedinëve qëllim i kësaj mikpritjeje të delegacionit shqiptar ka qenë përhapja e propagandës kundër tyre.

“Shumë nga pjesëmarrësit në ceremoni ishin anëtarë të Shoqatës Nejat, një degë e Ministrisë iraniane të Inteligjencës (MOIS), me një mandat të deklaruar për të demonizuar dhe shpërbërë opozitën kryesore demokratike Moxhahedinët e Popullit të Iranit (PMOI ose MEK)” shkruhet në njoftimin për mediat.

Por muxhahedinët kanë dyshime se anëtarë të delegacionit janë rekrutuar nga Irani kundër tyre dhe për këtë, këshillojnë qeverinë shqiptare që “të parandalojë masa të tilla nga shërbimet sekrete të regjimit iranian kundër PMOI dhe rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë nga regjimi iranian”.

Nuk dihet se për kë nga anëtarët e delegacionit bien dyshimet e muxhahedinëve se është rekrutuar nga Irani. Njoftimi për media është shpërndarë nga Struan Stevenson, Koordinator i Fushatës për ndryshimin e Iranit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI