Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

E shkarkoi Arta Marku, e rrëzoi Gjykata e Durrësit, reagon Dritan Gina: Po më heton shoqja e kryeprokurores

Lapsi.al 16 March 2018
E shkarkoi Arta Marku, e rrëzoi Gjykata e Durrësit, reagon Dritan

Gjykata e Durrësit ka hedhur poshtë ankimimin e prokurorit Dritan Gina lidhur me shkarkimin e tij nga posti i drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit. Shkarkimi i tij u firmos nga kryeprokurorja Arta Marku.

Pas këtij vendimi ka reaguar prokurori Gina, i cili ka deklaruar se prokurorja e çështjes, Anita Jella, ka lidhje shoqërore me kryeprokuroren Arta Marku, prandaj s'mund të merrej me atë cështje.

“Se pari: Prokuroria nuk kishte kompetence per kryerjen e hetimit, pra te hetoj materialin qe une kam paraqitur ne lidhje me prokuroren e pergjitheshme te perkoheshme Arta marku. Por nje prokurori tjeter pasi ka qene pjese vete e kesaj prokurorie.

Dhe se dyti: prokurori (Anita Jella) qe po merret me hetimin ka lidhje shoqerore me prokuroren e pergjithshme Arta Marku. Ato kane mbaruar shkollen bashke, madje kane qene shoqe te se njejtes klase. Largimi eshte bere ne menyre arbitrare, pasi une nuk isha larguar apo kisha kerkuar doreheqe dhe Prokuroria e Elbasanit mbeti pa drejtues”– thotë Gina.

Por pwr keto pretendime ka reagua dhe prokurorja Jella e cila ka theksuar se mungojnë elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës nga Arta Marku.

“Mungojne elementet e vepres penale te shperdorimit te detyres nga Arta Marku.

Gina ka ushtruar funksionin e drejtuesit te Prokurorise se Elbasanit dhe eshte kerkuar te rikthehet si prokuror i perhershem ne Prokurorine e Tiranes.

Sa i perket faktit se kam qene ne nje grup ne shkollen e magjistratures me Arta Markun nuk perben shkak per t’u terhequr nga kjo ceshtje.

Ne si organi i akuzes kerkojme rrezimin e ankimin te bërë nga prokurori Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI