Flash

Paradoksi/ Shqipëria me nivelin më të lartë të burimeve natyrore për frymë, por të ardhurat më të ulëta

Lapsi.al 7 March 2018
Paradoksi/ Shqipëria me nivelin më të lartë të burimeve

Zoti i ka dhënë Shqipërisë një natyrë kaq të bukur në kaq pak kilometra katrorë sa do t’ia kishte zili gjithkush. Por, më pas duket se është penduar, që i ka dhënë kaq shumë dhe i ka “dhuruar” një klasë politike, që në vite nuk ka bërë gjë tjetër, veçse i ka gërryer pa mëshirë këto bukuri. Shqiptaret gëzojnë pasuri natyrore për frymë më shumë se çdo vend i Rajonit, madje më shumë se vendet me standarde të larta jetese të tilla si Gjermania, Franca dhe Zvicra, Italia etj, por dobësitë njerëzore në menaxhimin e tyre e kanë bërë vlerën e pasurive të pashfrytëzueshme.

Banka Botërore mati pasurinë e kombeve më 2018 gjeti se shqiptarët kanë pasuri natyrore rreth 13,375 dollarë për frymë, nivel më i lartë se shumica e vendeve të Ballkanit. Madje shqiptarët kanë gëzojnë më shumë pasuri të natyrës edhe se grekët (12,546 USD) dhe turqit (12,854USD). Edhe italianët kanë me pak pasuri natyrire për frymë se shqiptarët, me vetëm 8,619 USD, dhe gjermanët gjithashtu, me vetëm 7071 USD.

Tek kapitali natyror Banka Botërore ka klasifikuar energjinë me (naftë, gaz, qymyri i fortë dhe i butë), mineralet (10 kategori), toka bujqësore (toka bujqësore dhe kullota), pyjet (druri dhe disa produkte pyjore jo të zeza), dhe zonat e mbrojtura tokësore. Aktualisht nuk janë përfshirë zonat e mbrojtura nga zonat detare. Burimet natyre janë një mallkim i hershëm që ka zënë njerëzimin, pasi vendet me pasuri natyrore janë edhe më të varfrat. Ndërkohë që Shqipëria ka nivelin më të lartë të pasurive natyrore për frymë ka të ardhurat disafish më të ulëta për banorë se vendet në fjalë.

Por gjithsesi niveli i zhvillimit ekonomik të një vendi është i lidhur fort me përbërjen e pasurisë së saj kombëtare. Kapitali natyror është komponenti më i madh i pasurisë në vendet me të ardhura të ulëta (47 për qind në 2014). Të pasuruarit nuk ka të bëjë me likuidimin e kapitalit natyror për të ndërtuar pasuri të tjera. Rritja vjen nga përdorimi efikas i kapitalit natyror dhe investimi i të ardhurave nga burimet natyrore të kapitalit, si mineralet, në infrastrukturë dhe arsim. Ky investim pastaj rezulton në rritjen e pasurisë totale, referon me tej Banka Botërore.

Burimet e ripërtëritshme, toka bujqësore, pyjet dhe zonat e mbrojtura mund të sjellin përfitime në përjetësi nëse menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, vlera monetare e aseteve të ripërtëritshme gati është dyfishuar në një dekadë, duke mbajtur konstant numrin e popullsisë. Në kontrast me burimet e ripërtëritshme, kapitali natyror siç janë lëndët djegëse fosile dhe mineralet ofrojnë shanse të fragmentuara dhe të shtrira në një periudhe kohore.

Gati dy të tretat e vendeve që kanë mbetur të ardhura të ulëta që nga viti 1995 klasifikohen si shtete të pasura me burime natyrore, të cilat janë plot me konflikte dhe demokraci të pazhvilluar dhe nivel të ulët jetese. Kjo tregon se vetëm burimet nuk mund të garantojnë zhvillimin. Banka Botërore këshillon se nevojiten institucione të forta dhe qeverisje të mirë për të siguruar që përfitime të larta nga pasuritë natyrore./ Monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI