Flash

Video/ Vazhdojnë shkarkimet në Vaun e Dejës, Ana e Malit në Shkodër nën pushtetin e ujit

Lapsi.al 7 March 2018
Video/ Vazhdojnë shkarkimet në Vaun e Dejës, Ana e Malit në

Prurjet kanë qenë të mëdha dhe niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur ditët e fundit. Për këtë shkak prej 3 ditësh autoritetet e hidrocentraleve bëjnë shkarkime të kontrolluara. Sipas informacionit zyrtar, 800 metra kub ujë në sekondë derdhen në shkarkim të kontrolluar nga kaskada e Vaut të Dejës, ndërsa 500 metra kub ujë në sekondë shkojnë për prodhim energjie. Shkarkimet kanë ndikuar që tokat nën nivelin e detit të mbulohen nga uji.

Më e prekur është njësia administrative Ana e Malit, e cila vazhdon të jetë nën ujë mëngjesin e sotëm si pasojë e përmbytjeve. Sipas të dhënave nga Bashkia e Shkodrës, është rritur sipërfaqja e përmbytur dhe niveli i ujit. Në fshatin Obot mund të lëvizet vetëm me makina ushtrie. Sipas të dhënave të bashkisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht janë 3 makina ushtrie, 3 varka me motor dhe 20 ushtarë që po qëndrojnë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë banorëve të fshatit Obot.

Edhe në Njësinë Administrative Dajç, është rritur niveli i ujit dhe për rrjedhojë ka shtim të sipërfaqes së përmbytur. Rruga Darragjat- Shirq është e bllokuar nga rritja e nivelit të ujit dhe në të mund të kalohet vetëm me mjete të larta. Ndërsa në afërsi të malit të Vukatanës, Njësia Administrative Guri i Zi, konstatohet një gërryerje e madhe e tokës bujqësore. Që nga darka e kaluar, janë gërryer afërsisht 3 ha tokë, rreth 800 metër linear gjatësi.

Situata vijon të mbahet në monitorim nga Bashkia e Shkodrës, e cila është e angazhuar me të gjithë strukturat e saj. Po ashtu në terren janë dhe forcat e ushtrisë, për të ndihmuar banorët për çdo nevojë.

[video width="720" height="486" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/03/Timeline-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI