Flash

Rritet niveli i ujit në disa zona në Shkodër, zbresin në terren Forcat e Armatosura për të ndihmuar banorët

Lapsi.al 7 March 2018
Rritet niveli i ujit në disa zona në Shkodër, zbresin në

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër, kanë vazhduar në mënyrë periodike reshje të shiut, të cilat janë shoqëruar me shkrirje të dëborës dhe fryrjen e liqeneve, lumenjve dhe përrenjve. Sipas informacioneve ka sipërfaqe të tokës së përmbytur, kryesisht tokë bujqësore në Bashkinë Shkodër, në Njësinë Administrative Bushat, Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit, Gur i Zi dhe Malësi e Madhe.

Ndërkaq, ka patur rritje të nivelit të ujit, kryesisht në Obot. Forcat e Armatosura janë në detyrë që nga ora 6:30 me 3 varka, 3 mjete dhe 20 trupa në ndihmë të banorëve të zonës. Rruga për në fshatin Bruçaj, Njësia Administrative Pult është e bllokuar, po ashtu dhe nga fshati Kir deri në Xhan dhe nga fshati Pog deri në qendër të Njësisë Administrative Pult. Rruga për në fshatin Mazrek të Njësisë Administrative Gur i Zi, është e bllokuar. Gjithashtu në rrugën Gur i Zi – Vukatan ka prezencë uji rreth 30 cm.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit janë të përmbytura mbi 300 ha. Ka prezencë uji në fshatin Obot. Rrezikohet ujësjellësi Oblikë. Përrenjtë kanë prurje të mëdha. Problem shqetësues paraqiten edhe punimet që po bëhen në rrugën e Velipojës, pasi në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës. Ka prezencë uji edhe në fshatin Gomsiqe të Njësisë Administrative Velipojë.

[gallery columns="1" size="large" ids="280646,280647,280648,280649,280650"]

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI