Flash

Thirrja e akademikut: Për 7 mars mos pranoni sutiena, mbathje, zarfe me lekë, orë apo telefona

Lapsi.al 7 March 2018
Thirrja e akademikut: Për 7 mars mos pranoni sutiena, mbathje, zarfe me

Në ditën e “7 marsit”, akademiku Artan Fuga u është drejtuar të gjithë mësuesve në vend, me një mesazh të fortë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai shigjeton traditën e shëmtuar ne dhënien e marrjen e dhuratave.

Duke numëruar dhuratat simbolike qe i shkojnë për shtat kësaj dite, Fuga rendit shumë të tjera, që sipas tij “Bëjnë korrupsion, abuzojnë me detyrën, plaçkitin familjet, krijojnë pabarazi mes nxënësve, dhe veç kësaj tregohen hajdute, te poshtër dhe bëjnë maskarallëk”.

“7 marsi, dita e mësuesve te përkushtuar, jo dite takse ndaj nxënësve dhe familjeve te tyre Sot eshte 7 marsi. E kam merak ta perseris cdo vit. Te gjitha ato mesuese apo mesues qe pranojne nga nxenesit me shume se nje duartrokitje, nje tufe lule, nje kartoline, hajde nje liber, a nje punedore te vogel bere ne shtepi, pra simbole te kesaj natyre, por pranojne edhe sutiena, mbathje, byzylyqe, zarfe me leke, deodorante, servise pjatash, vathe, ore, kepuce, kompjutera, telefona celulare, etj, bejne korrupsion, abuzojne me detyren, plackisin familjet, krijojne pabarazi mes nxenesve, dhe vec kesaj tregohen hajdute, te poshter dhe bejne maskarallik. Nderkohe prej dy shekujsh ministria e perndershme e arsimit fle dhe mbyll syte ndaj kesaj dukurie te turpshme vjedhjeje dhe rrjepjeje te nxenesve dhe te familjeve te tyre”,- shkruan akademiku Artan Fuga.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI