Flash

Vendim i qeverisë, nga qershori ndalohet importimi i makinave të prodhuara para 10 vitesh

Lapsi.al 7 March 2018
Vendim i qeverisë, nga qershori ndalohet importimi i makinave të

Qeveria duket e vendosur të ndalojë importin e makinave të përdorura. E parashikuar të fillonte në 1 janar të këtij viti, duket se strategjia e re do të nisë brenda qershorit. Kush do të blejë një makinë, duhet të bëjë llogaritë mirë këto muaj që kanë mbetur. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, tha dje në ‘Studio e Hapur’ se makinat e prodhuara para 10 vitesh nuk do të importohen më. Doganat nuk do të lejojnë më kalimin në vend të këtyre mjeteve.

“Do ndalojmë importimin e makinave, që janë më të vjetra se 10 vite nga data e prodhimit. Makinat e prodhuara para vitit 2009 nuk do lejohen të hyjnë në Shqipëri. Kjo bëhet për pastrimin e ajrit dhe reduktimin e ajrit të ndotur. Një makinë e vjetër harxhon 4 herë më shumë se një makinë e re dhe kjo nuk është në favor të qytetarëve, përveç faktit që ndotin dhe ambientin. 166 persona për 100 mijë banorë në Shqipëri, e gjejnë vdekjen nga ndotja e mjedisit, sipas të dhënave të Mbikëqyrjes Globale të Shëndetit, Organizata Botërore e Shëndetësisë. Projektligji parashikon që të lejohen të importohen vetëm mjetet motorike, që plotësojnë standardet “Euro 5” të shkarkimeve në ajër.” - tha ministri Klosi.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI