Flash

Linçimi i Martin Shkrelit, prokurorët amerikanë kërkojnë 15 vjet burg

Lapsi.al 7 March 2018
Linçimi i Martin Shkrelit, prokurorët amerikanë

Prokurorët amerikanë thanë të martën se ish-drejtuesi i kompanisë farmaceutike “Turing Pharmaceuticals”, Martin Shkreli, duhet të dënohet me 15 vjet burg.

Ata argumentojnë se një dënim i tillë, Shkrelit duhet t’i jepet për mashtrim dhe mungesë keqardhjeje e respekti për ligjin.

Kërkesa e Departamentit të Drejtësisë vjen 3 ditë para vendimit të pritshëm të gjykatës.

Prokurorët e quajnë Shkrelin “një njeri që qëndron para trupit gjykues pa treguar asnjë keqardhje dhe pendim, një njeri që ka zgjedhur me ndërgjegje të plotë për të vendosur përfitimin personal dhe kultivimin e imazhit të vet në publik para gjithçkaje, një njeri që beson se përfitimi justifikon çdo mjet”.

Shkreli u bë i njohur në mbarë SHBA-të, kur vendosi rritjen e çmimit të ilaçit Daraprim me 5000% në vitin 2015, kur drejtonte “Turing Pharmaceuticals”.

Ai është në burg që prej shtatorit, kur gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij për lirim me kusht.

Ai është arrestuar pasi u ofroi ndjekësve të tij në rrjetet sociale 5 mijë dollarë nëse i shkulnin flokët ish-kandidates për presidente, Hillary Clinton.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI