Flash

Rrëfimi i plotë i adoleshentit që vrau Anxhelo Gjokazajn: Më shtrinë në tokë, më gjuanin me celular në kokë!

Lapsi.al 7 March 2018
Rrëfimi i plotë i adoleshentit që vrau Anxhelo Gjokazajn: Më

Devid Lala, adoleshenti që qëlloi për vdekje bashkëmoshatarin e tij, Anxhelo Gjokazaj tregoi në sallën e gjyqit se si e kishin shtrirë papritur në tokë duke e qëlluar me celular në kokë.

Dy adoleshentët ishin konfliktuar me njëri-tjetrin dy ditë para se të ndodhte krimi i rëndë. Para trupit gjykues, Lala tha se kishte qenë i detyruar ta qëllonte me thikë 16-vjecarin, pasi ky i fundit, së bashku me një të afërmin e tij, e kishin shtrirë në tokë duke e goditur pa pushim.

Lala tha se ata e kanë qëlluar disa herë derisa e kishin shtrirë në tokë, duke e goditur me sende të forta dhe me aparatet celulare në kokë. I pyetur për thikën që qëlloi mbi 16-vjeçarin, ai u shpreh se e kishte blerë pasi dy ditë para se të ndodhte ngjarja, ishte konfliktuar me Gjokazaj dhe e priste një sulm nga ai.

“Pavarësisht se i vdekur mbeti Anxhelo, viktimë e asaj ngjarjeje jam unë. Nuk meritoj të jem këtu pas hekurave, por fati i keq bëri që të mbyllem këtu. Më vjen shumë keq që situata shkoi kështu. Absolutisht nuk kisha për qëllim ta vrisja, por t’i trembja se me kishin vënë për poshtë dhe më mbytën në dajak”, u shpreh dje në gjykatë 17-vjeçari që shkaktoi vdekjen e bashkëmoshatarit të tij.

Gjyqtari e pyeti gjatë seancës se pse ishin konfliktuar.

“Dy ditë para ngjarjes, ne u konfliktuam në lagje. Kishim njohje me njëri-tjetrin, por nuk ishim shokë. U konfliktuam, pasi më provokuan ai me kushëririn e tij. Bëmë llafe, por na ndanë shokët e tjerë. Isha i sigurt se nuk kishin për ta lënë me kaq dhe bleva një thikë që e mbaja me vete, sigurisht për t’u mbrojtur. Atë ditë, shkova në shkollë dhe pasi mbarova mësimin, u ktheva në shtëpi. Hëngra pak bukë, lashë çantën e librave dhe dola për të shkuar në qendër ku rrinë shokët e tjerë. Në momentin që po zbrisja, Anxhelo dhe kushëriri i tij më kishin zënë pritë tek ura, pak metra larg vendit ku do shkoja unë. Kur u afrova, me sulmuan të dy, më qëlluan dhe më shtrinë në tokë, duke më goditur me mjete të forta dhe telefonat celularë në kokë. I ndodhur në këto kushte dhe i pafuqishëm për t’u larguar, nxora thikën dhe e qëllova Anxhelon disa herë, më shumë nga frika se sa nga dëshira për t’i bërë keq. Pasi e qëllova, u largova së bashku me thikën, të cilën e hodha disa metra më tej në një kanal. Anxhelo, i plagosur, iu drejtua shtëpisë së tij, ndërsa atë djalin tjetër që është kushëriri i tij, nuk e pashë se nga iku. I vetëdijshëm për çfarë kisha bërë, prita të vinte Policia”, ka deklaruar gjatë seancës për masën e sigurisë Devid Lala, i cili u la në burg nga trupi gjykues.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së premtes (14.30) në Spitallë, kur Lala qëlloi tri herë me thikë Anxhelo Gjokazaj. 16-vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dy orë më vonë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI