Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Gazeta irlandeze rendit Shqipërinë mes destinacioneve më të mira turistike

Lapsi.al 26 January 2018
Gazeta irlandeze rendit Shqipërinë mes destinacioneve më të

Gazeta irlandeze “Irish Times”, e ka renditur Shqipërinë si një ndër destinacionet kryesore për t’u vizituar gjatë këtij viti. Në një shkrim të saj, të titulluar “Vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2018, “Irish Times”, e rendit Shqipërinë në vendin e dytë si një destinacion që ofron shumë dhe kushton lirë. Do të duhet të udhëtoni nëpërmjet Mançesterit për të arritur atje, por Shqipëria ka plot për të ofruar, thuhet në artikull.

“Nuk është vendi i parë që një familjeje i shkon në mendje, e as i lehtë për t’u arritur – do të duhet të udhëtoni përmes Mançesterit – por është një destinacion i ri. Dhe është shumë më i lirë se Italia ose Kroacia. Plazhet janë të bukura dhe fshatrat janë origjinal”, përshkruan “Irish Times”.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ‘Irish Times’ iu rekomandon turistëve të vizitojnë qytetin mesjetar të Krujës, rrënojat e Apollonisë dhe Beratin, që tashmë është pasuri e UNESCO-s për ish kishat bizantine dhe arkitekturën osmane. Më tej, në artikull thuhet se transporti është i lirë ndërsa restorante janë të mrekullueshme. Po ashtu edhe akomodimi është mjaft i lirë.

“Dhe dielli do të shkëlqejë për ju”, thuhet në artikull. Në artikull janë propozuar një sërë destinacionesh, përfshirë ato me buxhet të kufizuar e deri te ato që bëhen një herë në jetë, udhëtimet me familje dhe ato aventureske, dhe Shqipëria renditet e dyta si destinacion i mirë dhe i lirë në Europë./ata

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI