Flash

Godet sërish Hipertermia Malinje, mjekët e spitalit Amerikan i shpëtojnë jetën 67 vjeçares

Lapsi.al 13 September 2017
Godet sërish Hipertermia Malinje, mjekët e spitalit Amerikan i

Komplikacioni i rrallë gjatë anestezisë, mund të kishte qenë fatal nëse nuk do zbatohej protokolli

Heqja e tëmthit, një operacion në dukje i thjeshtë, mund të kishte qene fatale për S.A nga Tirana. Hipertermia Malinje, komplikacioni më i rrezikshëm dhe i rrallë nga anestezia, është shfaqur pas ndërhyrjes, duke alarmuar stafin e mjekëve të Spitalit Amerikan.

Pacientja ka shfaqur shenjat tipike të kontraktimit të muskujve dhe rritjes së temperaturës, duke detyruar mjekët ta kalojnë me urgjencë në tërapi intensive. Pas zbatimit të përpiktë të protokollit mjekësor, pacientja është trajtuar me medikamëntin 'Dantrolene", mungesa e të cilit do të kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershmë të pacientes.

Sipas mjekëve Dr. shk. Lindita Shosha, kirurge e Përgjithshme & Proktologe dhe Dr. Renald Kërtoci, mjek Reanimator, pacientja S.A është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo tashmë ka kaluar fazën e rrezikut për jetën.

Hipertermia malinje merr jetën e të sëmurit nëse nuk zbatohet protokolli mjekësor në spital, i cili është themelor në trajtimin e të sëmurëve. "Përtej profesionalizmit të mjekëve, nëse mungon baza materiale, në këtë rast medikamënti i nevojshëm, për trajtimin e komplikacionit, jeta e një pacienti vihet automatikisht në rrezik", sqarojnë mjekët.

Të këshilluara

Arsyet pse jeni beqare

Nëse nuk po e kuptoni ende pse keni ngelur pa një të dashur, do ishte mirë t’iu hidhnit një sy arsyeve më poshtë dhe më pas të hidheni në aksion. Jeni perfek...

11:15

Çfarë duhet të dini për seksin pas lindjes

Lindja për herë të parë është një nga periudhat më të bukura të jetës, pasi ti bëhesh nënë për herë të parë dhe do të përjetosh një ndjesi të pakrahasueshme. Po...

15:42

8 gjëra që meshkujt nuk i durojnë në shtrat

Le të diskutojmë pak çfarë janë këto gjëra që meshkujt nuk i durojnë dot kur femrat I bëjnë në shtrat, për hir të kënaqësisë së të dyja palëve. Si fillim mos...

20:48

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI