Flash

Seks me arabët/ Shqiptaret në Dubai jetë të dyfishtë si eskorta luksi

Lapsi.al 25 August 2017
Seks me arabët/ Shqiptaret në Dubai jetë të dyfishtë si

Prostitucioni i formave të ndryshme po bëhet një fenomen mjaft i mprehtë për shoqërinë shqiptare.

Përveç atij klasik, sëfundmi ka shpërthyer një formë e re e prostitucionit ku vajza nga ato që rëndom thuhet ” që as që ta merr mendja”, ofrojnë shërbime të tilla kryesisht në vend të largëta me Shqipërinë.

Si funksionon

Ato nuk deklarohen si prostituta. Përkundrazi, në rrjetet sociale shfaqin jetën e tyre plot shkëlqim dhe luks duke hedhur foto nga vendet më të lakmuara për pushime, me makina, celular, veshje dhe bizhuteri luksi, të cilat nuk ia ka blerë as babai, as vëllai, as i fejuari dhe aq më pak t’i kenë blerë vetë…sepse, janë papunë.

Në fakt, e bëjnë një punë, për hir të së vërtetës…

Fillon si një ekspozim i “aseteve” kryesisht në Instagram dhe më pas vjen ftesa për një xhiro me “5 yje”, e cila nuk është gjë tjetër veç se një formë e sofistikuar prostitucioni, ku vajza merr valixhet dhe arratiset nga Shqipëria për disa ditë duke shkuar pranë klientit.

Në aeroportin e destinacionit e pret “porositësi”, i cili nuk është një klient i rëndomtë, por person me të ardhura të mira financiare, aq sa mund të përballojë shpenzime të mëdha për udhëtimin, shopping, shëtitje, si edhe pagesa cash ndaj vajzës.

Por, kjo është vetëm një formë.

Nisja e fotove nudo apo striptizmi online është një tjetër formë e përhapur në vend, për të cilën pagesat bëhen kryesisht online.

Vetëm dy muaj më parë, policia e kryeqytetit shkatërroi një rrjet prostitutash online, të cilat ofronin shërbime të tilla përmes internetit.

Punonjësi i një banke të nivelit të dytë, i konfirmoi Albeu.com se shpesh, tek kliente të caktuara hasin në transferta parash nga vende të “çuditshme”, me të cilat Shqipërinë nuk e lidhin raporte familjare apo biznesi.

Të tilla janë edhe vende të Lindjes së Mesme apo të gjirit, si Kuvajti, Arabia Saudite apo Emiratet e Bashkuara Arabe.

Krahas vendit të origjinës, cilësohen dhe si transferta të çuditshme edhe për faktin se marrësi, në rastin konkret marrësja është e një moshe shumë të re, ç’ka e bën të pamundur një raport pune aq larg dhe në atë moshë, duke të bërë të dyshosh për qëllimin e pagesës.

Një tjetër mënyrë është edhe ajo e rekrutimit të vajzave shqiptare si stjuardesa në Doha dhe Katar. Vajzat rekrutohen si stjuardesa për të kënaqur më pas epshet e sheikëve./albeu

Të këshilluara

Çfarë ka brenda një cigareje

Cigarja është një prej shkaktarëve më të rrezikshëm vdekjeprurës, dhe llogaritet se edhe në gjithë botën numri i konsumatorëve të jetë tepër i lartë. Në Amer...

15:45

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI