Flash

Media Italiane: Shqipëria parajsa e re për pushime (Foto)

Lapsi.al 22 August 2017
Media Italiane: Shqipëria parajsa e re për pushime (Foto)

Shumë media të huaja kanë shkruar këtë verë për Shqipërinë, për bukuritë natyrore apo dhe ushqimet karakteristike.  
Këtë herë për bukurinë e vendit tonë, kryesisht për bregdetin, ka shkruar media italiane “Libero Quotidiano”.  Gazetari, Giuseppe Spatola shprehet i mahnitur jo vetëm nga bukuria e bregdetit të jugut, por mbi të gjitha për çmimet e lira dhe ushqimet e shijshme.
Sipas tij, Shqipëria po kthehet një parajsë e fshehur në Evropë e cila po zbulohet gjithnjë e më tepër nga turistët e huaj.
Në shkrim autori thotë se ka qëndruar dhjetë ditë në Shqipëri për të zbuluar një qoshe të harruar nga Italia. Duke shtuar se kush vendos që të udhëtojë drejt vendit të shqiponjave nuk mund të injorojë historinë që ka lidhur dhe lidh akoma të dy vendet. Një binjakëzim i hollë, por i fortë, që fillon të kuptohet pasi ke përshkruar kilometra nga Tirana në drejtim të Beratit, duke shkuar në Himarë dhe Ksamil, Gjirokastër dhe Korçë, e më pas në Vlorë, ku deti i kristaltë, bunkerët e socializmit dhe terreni malor po i japin zemër turizmit të një destinacioni të ri me kosto të ulët, citohet në median italianë.

Autori Giuseppe Spatola mendon se vendi ynë  është në rrugë të mbarë që të fitojë një vend krah destinacioneve të tjera europiane, pasi hapi i parë është ndërmarrë tashmë. E këtë sipas tij e ka kuptuar dhe Bruksel, të cilët kanë  financuar me rreth 1.5 milionë euro rrugën e re të detit të Vlorës, me projektues kryesor Italinë. Ai flet dhe për udhëtimin që e bëri më target dhe me familjarët e tij me 725 euro paguan për kalimin nga Brindisi në Vlorë. Fillimisht gazetari me tre familjarët e tij qëndroi në Vlorë, në një hotel me katër yje 10 ditë për vetëm 700 euro në një suitë familjare në pikun e sezonit, që diku tjetër sipas tij “do të binte kokës”. Deri këtu shumë mirë, po çmimet? Ndërsa për atë që e kanë merak portofolin, Spatola  zbuloi se Shqipëria është një parajsë, ku një pjatë linguni kushton 500 lekë (pak më shumë se 3 euro sipas kursit zyrtar).
Më tej familja Spatola vijoji udhëtimin duke thënë se: “Në afërsi të Vlorës ka plazhe shumë të këndshme si Paradise Beach, perfekte për fëmijët, ose si Orikumi, me ujëra të qarta si kristal. Aty afër, mali i Llogarasë, ju ofron mundësinë të shihni një panoramë të mrekullueshme. Ujërat blu, pika e takimit midis Adriatikut dhe Jonit, dhe ishujt e veriut grek, Diapondie, shfaqen në sfondin e kësaj panorame të këndshme natyrore. Bregdeti i jugut ka plazhe për të gjitha shijet. Dhërmiu është i egër dhe ju lejon të arrini në shpellën e bukur Pirate pranë detit. Drimadhes është një gji i madh me rërë të bardhë i rrethuar nga bimësia e dendur. Më tej është plazhi i Palasës, për të jetuar në paqe dhe liri. Pranë Dhërmit, ushtarët kanë lënë të lirë një nga vendet simbolike të bregdetit, plazhi i pacenuar i Gjipesë që hapet në këmbët e një kanioni natyror. Gjithçka falas, sigurisht, ku e vetmja gjë që duhet paguar është parkimi (100 lekë) së bashku me lodhjen për të ecur të paktën 30 minuta rrugë të vështirë para uljes në plazh. Nuk mund të lini pa parë Porto Palermo, me fortesën e saj të ndërtuar nga Alì Pasha dhe portin e vogël, që u përdor nga sovjetët për të fshehur nëndetëset në Adriatik. Më tej, në jug, malet janë më të shpërndara dhe arrini në plazhet e ngushta midis shkëmbinjve në Sarandë. Kjo e fundit është bërë si Montekarlo e Shqipërisë me hotele bregdetare të mëdha të mbushura plot, plazhe të mbuluara nga çadra dhe lokalet e modeli Ibiza.”

 

 

i

Të këshilluara

Çfarë ka brenda një cigareje

Cigarja është një prej shkaktarëve më të rrezikshëm vdekjeprurës, dhe llogaritet se edhe në gjithë botën numri i konsumatorëve të jetë tepër i lartë. Në Amer...

15:45

4 arsyet pse duhet të provoni seksin treshe

Seksi në treshe është ndër fantazitë më të shpeshta që e kanë njerëzit dhe pavarësisht famës, prapë mbetet një mister dhe tabu. Padyshim që është një gjë të ...

19:14

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI