Flash

Femrat duhet ta shfrytëzojnë këtë moment gjatë seksit për të mbetur shtatzënë

Lapsi.al 17 August 2017
Femrat duhet ta shfrytëzojnë këtë moment gjatë seksit

Lidhja e shtatzënisë me kënaqësinë seksuale është shumë kontradiktore, sepse deri tani është konsideruar që orgazma femërore nuk është “biologjikisht e arsyeshme”.

Derisa për fekondim nevojitet që mashkulli të përjetojë orgazëm, ndërkaq shtatzënia mund të pasojë pa kulmimin e femrës.

Por nëse femra kënaqet në seks dhe përjeton orgazme, siguria se do të bëhet nënë është dukshëm më e madhe, konstatojnë ekspertët e gjinekologjisë.

ORGAZMA SHTON FEKONDIM?

Gjatë shërimit të shumë çifteve nga steriliteti është vërejtur se kualiteti i marrëdhënieve të partnerëve ka lidhje edhe me shtatzënësinë.

Nuk është krejtësisht e sigurt, mirëpo mendohet se ka më së shumti lidhje me veprimet e trupit të femrës gjatë orgazmës.

Kur femra është në kulm të orgazmës, muskujt e vagjinës dhe të mitrës tendosen dhe në ato momente në mitër depërton një numër i madh i spermatozoideve, andaj edhe shansi për të ngelur shtatzënë është më i madh, meqë pas shtendosjes spermatozoidet mbeten në mitër, ndërkaq lirohet edhe hormoni oksitocin, i cili është i rëndësishëm për krijimin e kontraksioneve.

Për të arritur në këtë konstatim, është biseduar me pacientët për aspektet më intime të jetës së tyre dashurore – për atë sesa janë të kënaqur dhe a përjetojnë orgazmën. Është biseduar me afërsisht 1.000 paciente.

Ato paciente që kanë qenë të shëndetshme, por që nuk ndier kënaqësi në marrëdhëniet seksuale, kanë qenë sterile, edhe pse nuk kanë qenë të diagnostikuara për sterilitet. Ndërkaq, ato paciente me vezore të bllokuara të cilat kanë përjetuar kënaqësinë e orgazmës kanë qenë të frytshme.

MË LEHTË TË BËHENI NËNË

Pa marrë parasysh këto konstatime të reja, por akoma të paformuara shkencërisht, tani për tani është e sigurt se kur të vijë koha të bëheni me bebe, kuzhina është e rëndësishme sa edhe dhoma e gjumit. Janë të nevojshme qelizat e shëndosha të vezoreve dhe spermatozoidet e shëndosha, si edhe gjendja e mirë e organizmit që të ndodhë fekondimi.

Specialistët e kësaj fushe këshillojnë sesi ta rregulloni regjimin e ushqimit që të përmirësoni shëndetin e organeve riprodhuese, stresin ta reduktoni në minimum dhe të siguroni organizmit nutrienet e domosdoshme.

Në regjistrin e artikujve ushqimorë për nënën e ardhshme, para së gjithash, janë artikujt të pasuruar me thartinë omega-3 (skumbria, harenga, sardelja, salmoni, avokadoja, arra, farërat e kungullit dhe farat e lirit). Janë të dobishme edhe pemë të ziera – më mirë është të zihen në avull, por edhe prodhimet e qumështit. Një ose dy gota qumësht me yndyrë në ditë u bëjnë mirë vezoreve.

Të gjitha racionet duhet të hahen ngadalë, të përtypen gjatë, ndërkaq racioni më i pasur duhet të jetë për drekë, transmeton telegrafi. Partneri duhet të hajë ushqim të mjaftueshëm me vitaminë C, te sperma gjithashtu ndikojnë dëmtimet të cilat në trup i krijojnë radikalet e lira.

Si preventivë, meshkujt duhet të hanë kivi, manaferra, spec të kuq dhe lulelakra. Ushqimin duhet plotësuar edhe me arra braziliane, por edhe me farëra të kungullit, të cilat janë burimi më i mirë i zinkut, mungesa e të cilit në organizëm ndikon në rënie të testosteronit dhe të numrit të spermatozoideve. Zink ka edhe mish, posaçërisht në mishin e pulës.

Të këshilluara

4 arsyet pse duhet të provoni seksin treshe

Seksi në treshe është ndër fantazitë më të shpeshta që e kanë njerëzit dhe pavarësisht famës, prapë mbetet një mister dhe tabu. Padyshim që është një gjë të ...

19:14

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI