Flash

Vjen në Tiranë kirurgu austriak që bën mrekulli në fytyrën tuaj

Lapsi.al 16 August 2017
Vjen në Tiranë kirurgu austriak që bën mrekulli në

Kirurgjia maksilofaciale është një disiplinë mjekësore dhe kirurgjike e specializuar në diagnostikimin dhe kurimin e sëmundjeve që ndodhen në gojë, në nofull dhe fytyrë. Spitali Amerikan 3 sjell një nga ekspertët më të njohur në Europë, veçanërisht Austri e Gjermani, për një gamë të gjerë ndërhyrjesh të këtij lloji. Falë profesionalizmit të tij, ju mund t’i jepni zgjidhje një sërë problemesh shëndetësore apo estetike të cilat ndikojnë në cilësinë e jetës suaj. Prof. Dr. Dr. Dr. h.c. Emeka Nkenke, do të jetë në Tiranë nga data 31 Gusht deri në 2 Shtator pranë Spitalit Amerikan 3, ku do të bëjë konsulta me pacientët.

Prof. Dr. Dr. Dr. h.c. Emeka Nkenke është një nga kirurgët më të njohur, ekspert në:

Kirurgjia Ortodontike (nofullës) Kirurgji Rikonstruktuese (duke përfshirë rikonstruktuimin mikrovascular) Implantologjia / Implantet stomatologjike Kirurgjia orale Kirurgjia e gjëndrave të pështymës Kirurgji TMJ (duke përfshirë kirurgjine artroskopike) Traumatologji Kirurgjia e anomalive te lindura të buzës dhe qiellzës / kirurgjia kraniofaciale

Pas konsultës në Spitalin Amerikan 3, ju mund të planifikoni kohën më të përshtatshme për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale me mjekun e mirënjohur.

Eksperienca e kirurgut

Trajnimet pasuniversitare dhe eksperienca profesionale të Prof. Dr. Dr. Dr. h.c. Emeka Nkenke janë të shumta. Ai është Profesor dhe Shef I Departmentit të Kirurgjisë Maksilofaciale dhe Orale, Universiteti i Mjekësisë, Vienë, Austri. 03-09/2014 Profesor dhe Shef I Departmentit të Kirurgjisë Maksilofaciale dhe Orale, Spitali Universitar, Halle, Gjermani 2009-2014 Profesor me kohë të plotë i Kirurgjisë Maksilofaciale dhe Orale, Universiti i Erlangen-Nuremberg, Gjermani 2004-2009 Profesor i asociuar i Kirurgjisë Maksofaciale dhe orale, Universiti i Erlangen-Nuremberg, Gjermani

1997-2004 Trajnim në Kirurgjinë Maksofaciale dhe Orale, Kirurgjinë Plastike dhe rikonstruktive, Departmenti i Kirurgjisë Maksilofaciale dhe orale, Spitali Universitar Erlangen, Gjermani.

Kontaktoni në nr e tel 042357535 dhe rezervoni takim me mjekun.

Të këshilluara

7 përfitimet e pabesueshme që keni nga mjalti

Mjalti është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave të larta ushqyese që mbart. Që kohë më parë mjalti ka qenë përdorur si një ilaç na...

08:22

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI