Flash

7 përfitimet e pabesueshme që keni nga mjalti

Lapsi.al 15 August 2017
7 përfitimet e pabesueshme që keni nga mjalti

Mjalti është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave të larta ushqyese që mbart. Që kohë më parë mjalti ka qenë përdorur si një ilaç natyral për trajtimin e plagëve, për lehtësimin e simptomave të sëmundjeve të ndryshme etj.

Mjalti mund ka përfitime të shumta si brenda ashtu edhe jashtë organizmit, ja përdorimet e tij:

Kurë për të shëruar plagët: nëse keni plagë që nuk ju mbyllen lehtë, vendosini pak mjaltë organik mbi plagë dhe lidheni plagën me napë. Mjalti ka veti anti-inflamatore, vret bakteret dhe mikrobet dhe stimulon sistemin im-unitar.

Maska për lëkurë:ndryshe nga vajrat, mjalti parandalon tharjen e lëkurës. Ai mund të përdoret në të gjitha llojet e lëkurës. Mjalti ka veti anti-bakteriale dhe trajton të gjitha problemet e lëkurës.

Shampo natyrale: mjalti shërben edhe për kujdesin ndaj flokëve. Në 200 ml ujë, holloni 1 lugë mjaltë dhe shpëlajeni kokën. Mjalti lufton zbokthin, yndyrën, i mban flokët më të hidratuar dhe të shndritshëm.

Shurup kolle: mjalti është i mahnitshëm për të trajtuar të ftohurat, gripin dhe kollën. Ai nuk ka asnjë efekt anësor dhe mund të përdoret edhe për fëmijët. Kombinoni 1 lugë lëng limoni me 1 lugë mjaltë dhe trajtoni kollën dhe vi-rozat e dimrit.

Përmirëson funksionin e zorrëve: mjalti vepron si laksativ i butë, lehtëson lëvizjen e zorrëve dhe lufton parazitët. Pini çdo mëngjes 1 gotë ujë të vakët ku keni tretur 1 lugë mjaltë.

Përmirëson tretjen: mjalti është ilaç natyral në trajtimin e sëmundjeve të stomakut, ai lehtëson tretjen, trajton ulcerat, rregullon sekretimin e lëngjeve të stomakut, ka veti anti-inflamatore etj.

Trajton pagjumësinë: mjalti është i pasur me vitamina, minerale dhe acide yndyrore esenciale, ai rrit nivelin e insulinës dhe serotoninës. Mjalti është ideal për të trajtuar pagjumësinë dhe nervozizmin. Çdo natë pini 1 gotë qumësht të vakët me 1 lugë mjaltë.

Të këshilluara

Sfilata nudo në Kopenhagen (FOTO)

Nëse merrni pjesë në një shfaqje mode, do ju falej totalisht nëse mendonit se do të shikonit modelët teksa ekspozonin veshjet e koleksionit më të fundit të ndon...

12:02

Pozicionet më të mira për seks (FOTO)

Jeni një çift pasionant, që nuk ngurroni të provoni pozicione të reja për të gjallëruar edhe më tepër jetën tuaj seksuale? Ja 5 pozicionet për një seks “të z...

11:06

Si të bëheni të pasur nga instagrami

 Personazhet e famshëm e përdorin si “biznes” Instagram-in dhe për një postim fitojnë shifra marramendëse, ku në vend të parë qëndron Selena Gomez me një f...

10:51

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI