Flash

"Games of Thrones" vendoset gabimisht në transmetim 4 ditë më herët nga ç'ishte parashikuar

Lapsi.al 16 August 2017
"Games of Thrones" vendoset gabimisht në transmetim 4 ditë

Këtë herë nuk është dashur mundi antiligjor i piratëve kibernetikë, por ka mjaftuar një gabim trashanik i vet filialit të HBO-së në Spanjë, për të transmetuar aksidentalisht përpara kohe episodin e gjashtë të sezonit të shtatë të “Game of Thrones”, 4 ditë më herët nga ç’ishte parashikuar.

Episodi u raportua të ishte i disponueshëm për t’u parë “on demand” (kur të duash dhe ku të duash) për abonentët spanjollë për rreth një orë, përpara se të hiqej… Por mjaftueshëm sa për t’u rrëmbyer e për t’u shpërndarë anembanë botës.

Pamjet e episodit të ri u postuan në rrjetet sociale “Reddit”, “Youtube”, “Instagram”, “Twitch” e shërbime të tjera “streaming”, përpara se të zhdukej. Megjithatë, episodi i plotë duket se ka përfunduar në faqet e “torrent”-eve, shumë më shpejt nga përpjekjet e HBO-së për ta zhdukur linkun.

Britanikja “The Independent” garanton se një skedar i këtij episodi, i publikuar në faqen “Mega.nz”, është real e madje edhe HD.

Kjo nuk është hera e parë që seriali i famshëm i rrjetit HBO del përpara kohe. Një episod i sezonit të gjashtë u publikua nga filiali nordik i HBO-së, pak orë përpara se të transmetohej zyrtarisht.

E pavarësisht rrjedhjeve të episodeve, qoftë nga sulmet e “hacker”-ave, ashtu dhe nga gabimet trashanike, duket se HBO-ja ka regjistruar sërish shifra tejet të larta të shikueshmërisë. Vet rrjeti televiziv amerikan nuk ka komentuar mbi këtë gabim të fundit të filialit spanjoll.

Të këshilluara

7 përfitimet e pabesueshme që keni nga mjalti

Mjalti është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave të larta ushqyese që mbart. Që kohë më parë mjalti ka qenë përdorur si një ilaç na...

08:22

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI