Flash

Fitohet lotaria me vlerën më të madhe në SHBA, 758.7 mln dollarë me një biletë

Lapsi.al 24 August 2017
Fitohet lotaria me vlerën më të madhe në SHBA, 758.7 mln

Vlera më e lartë e fituar ndonjëherë me një biletë të vetme llotarie në SHBA u arrit dje në mbrëmje në Masaçusets, duke kapur vlerën e 758.7 milionë dollarëve, që mund të tërhiqen brenda vitit.

“Çmimi i madh i Poëerball prej 758,7 milionë dollarëve u fitua nga një biletë e vetme në Masaçuset, vlera më e madhe në histori për një biletë të vetme”, shkruan në Twitter “Powerball USA”, duke theksuar sot në një komunikatë se edhe katër bileta të tjera kishin kapur vlera mbi një milion dollarë.

Mjaftonte që një amerikan të kishe zgjedhur shifrat 6, 7, 16, 23, 26 dhe 4.

Pronari i lumtur i kësaj bilete fituese, tani gati një miliarder,  e ka blerë biletën në një dyqan në qytetin e Chicopee (verilindje), ka në dispozicion një vit që të paraqitet.

Ai mund të zgjedhë që të marrë shumën e fituar me këste për 30 vite, që do të përkonte me shumën e çmimit të madh ose të marrë një shumë unike prej 480,5 milionë dollarë. Sipas “Powerball USA”, fituesit e çmimeve të mëdha zgjedhin gjithnjë pagesën unike. 

Të këshilluara

Çfarë ka brenda një cigareje

Cigarja është një prej shkaktarëve më të rrezikshëm vdekjeprurës, dhe llogaritet se edhe në gjithë botën numri i konsumatorëve të jetë tepër i lartë. Në Amer...

15:45

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI