Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Zbuloni si është shpikur telefoni më i përdorur i momentit, "Iphone"

Lapsi.al 9 August 2017
Zbuloni si është shpikur telefoni më i përdorur i momentit,

Iphone, për pak mund të mos kishte ekzistuar fare. Krijimi i versionit original të tij ka qenë një sipërmarrje e rrethuar nga një fshehtësi, që mbërrinte deri në paranojë.

Kur “smartphone” i “Apple” doli në shitje 29 qershorin e vitit 2007, bota dominohej nga “Blackberry”-t me tastjerë të vogël, “iPod”-ët për muzikë, “Palm Pilot”-ët për kalendare e aparatet fotografike dixhitale.

Ti bëje bashkë të gjitha këto gjëra në një gjë, e cila do të rrinte mirë në xhepin tënd, asokohe dukej çmenduri. Të mungonte pastaj edhe tastjera ishte fare e paimagjinueshme.

Vetëm tani, 10 vite më vonë, kanë dalë në dritë detajet e nismës, e cila çoi në krijimin e “smartphone”-it, që do të ndryshonte botën.

CNN thotë se iPhone ekziston sot vetëm sepse Steve Jobs nuk duronte dot një të punësuar të “Microsoft”-it. Ky i fundit ishte martuar me mikeshën e bashkëshortes së Jobs, dhe të dy ndesheshin shpesh me njëri-tjetrin nëpër shfaqje sociale. Ai gjithmonë i mburrej Jobsit sesi “Microsoft” do të sundonte botën me tabletët e vet të reja, e Steve nuk duroi dot më.

Një ditë shkoi në zyre e u tha kolegëve: le t’ua tregojmë si bëhet vërtet kjo punë! Ai ngriti një grup që do të merrej vetëm me një tablet, ku të mund të aplikohej teknologjia “touchscreen”, e kur u arrit një gjë e tillë u kalua te telefoni. Ishin kohë të vështira, – tregon punonjësi i Apple, Andy Grignon, – sepse Steve arrinte e bëhej shumë nervoz dhe iu ulërinte të gjithëve, por në fund ia dolëm. Ai dinte si të nxirrte më të mirën prej nesh.

Të këshilluara

Byrzylykët më in të kësaj vere

Që në momentin e parë që erdhën ditët e nxehta, të gjitha ne filuam blerjet për kremin mbrojtës ndaj diellit, fustanet verorë, sandalet e sheshta, por kemi lënë...

16:43

Fakte mbi "Game of Thrones"

Për t’jua mbushur kohën e pritjes ju sjellim 17 fakte për fenomenin më të jashtëzakonshëm të këtyre viteve të fundit.   1. Ka një skenë që nuk është ...

13:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI