Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Fakte mbi "Game of Thrones"

Lapsi.al 4 August 2017
Fakte mbi "Game of Thrones"

Për t’jua mbushur kohën e pritjes ju sjellim 17 fakte për fenomenin më të jashtëzakonshëm të këtyre viteve të fundit.

 

1. Ka një skenë që nuk është shfaqur.

Piloti i parë, i xhiruar nga regjizori i Spotlight, Tom McCarthy, ishte kaq i tmerrshëm sa duhej të ribëhej. “Bëmë gjithçka gabim në një nivel shumë fillestar të të shkruajturit,” thotë bashkëkrijuesi i shfaqjes David Benioff për Variety. Një nga problemet më të mëdha? Asnjë nga miqtë që ai dhe Weiss kishin ftuar për të parë pilotin “nuk e kuptuan që Jaime dhe Cersei ishin motër e vëlla, që është në fakt një moment shumë delikat të cilin dështuam ta realizonim.”

2. Catelyn Stark dhe Daenerys Targaryen fillimisht u realizuan nga aktorë të tjerë.

Në xhirimin origjinal, Stark dhe Daenerys Targaryen luheshin nga Jennifer Ehle dhe Tamzin Merchant dhe teksa kishin filluar xhirimet u zëvendësuan nga Michelle Fairley dhe Emilia Clarke. George R.R. Martin, i cili shkruajti serinë e librave mbi të cilët bazohet seriali Game of Thrones, duhej të shfaqej një moment në ditëlindjen e Daenerys dhe Khal Drogo.

3. Ka patur përpjekje të mira për pjesëmarrje në serial.

Ehle dhe Merchant nuk ishin të vetmit që mund të kishin qenë pjesë e serialit Game of Thrones. Gillian Anderson e refuzoi rolin e paspecifikuar në serial siç bëri edhe Dominic West. Sam Claflin bëri një audicion për rolin e Jon Snow dhe Viserys Targaryen dhe Sam Heughan aplikoi për një sërë rolesh duke përfshirë Renly Baratheon dhe Loras Tyrell, shtatë herë.

Të këshilluara

Puna më e re në botë

Bëhet fjalë për vlerësues hotelesh. Një nga vështirësitë e këtij profesioni është se duhet të kalojë një natë në hotele të ndryshme që më pas të bëjë ed...

16:33

Sëmundjet që mund të identifikoni në kohë

Identifikimi i sëmundjeve të rënda, përfshi tumoret nuk mund të quhet kurrsesi i plotë pa ekzaminimet imazherike. Asnjë diagnozë e vështirë nuk është e përfundu...

14:54

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI