Flash

Rënie dramatike e spermatozoidëve tek meshkujt perëndimorë

Lapsi.al 4 August 2017
Rënie dramatike e spermatozoidëve tek meshkujt perëndimorë

Shkencëtarët konstatojnë gjithnjë e më pak spermatoziodë në farën e meshkujve nga vendet perëndimore. Cilat janë shkaqet. 

Në spermën e meshkujve nga vendet e zhvilluara në Evropë, në Amerikën e Veriut, në Australi dhe Zelandën e Re gjenden gjithnjë e më pak spermatozoidë. Sipas studiuesve shkaku për këtë mund të jenë celularët që mbajnë burrat në xhep, pirja e duhanit  apo disa lloj ilaçesh. 

Në periudhën1973-2011 numri i spermatoziodëve për çdo derdhje sperme ka rënë me rreth 52,4 për qind.  Në këtë përfundim kanë arritur studjuesit e Universitetit Hebrew University në Jeruzalem.

Flash-Galerie Geruch (picture alliance/dpa)

Në artikullin e botuar në revistën shkencore "Human Reproductive Update" studjuesit shkruajnë se tek meshkujt nga Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut nuk kanë konstatuar ndonjë rënie dramatike të spermatozoidëve tek sperma e meshkujve. 

Për t'u shënuar, por jo shkak për panik

Prof. Dr. Stefan Schlatt, drejtor i qendrës për mjekësinë riprodhuese dhe andrologjinë pranë Universitetit të Mynsterit tha në intervistë për DW se rënia e spermatozoidëve është sidomos për t'u shënuar për periudhën 1970-1990, por është ende "në një nivel që Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron si normale". Rreziku për të mos qenë në gjendje për të lënë një femër me barrë nis në rast se një mashkull lëshon me pak se 15 milionë spermatozoidë për çdo derdhje sperme. Nga ana tjetër, prof. dr. Stefan Schlatt, thotë se gjatë 10-15 viteve të fundit gjendja duket se është stabilizuar sërish.

Celularët? Cigaret? Pelenat? Medikamentet? Stili i jetesës? 

Në lidhje me faktorët që kanë çuar në rënien e spermatozoidëve në farën e meshkujve, shkencëtarët  deri tani vetëm mund të spekulojnë dhe shpjegimet e tyre tingëllojnë mjaft zbavitëse:  "Ndoshta meshkujt në vendet perëndimore shohin shumë gra lakuriq, dhe hipotalamusi i tyre merr më tepër informacione se dikur," spekulon prof. dr. Stefan Schlatt, "ose pelenat (pampersat) kanë qenë shumë të ngushta dhe kanë prodhuar shumë nxehtësi."

Symbolbild Samenspende (picture-alliance/dpa)

"Ndoshta ilaçe të tilla si aspirina apo paracetamoli mund të ketë efekt negativ ndaj qelizave mashkullore. Por gjithashtu ndoshta edhe telefonët celularë ndikojë tek organet mashkullore. Por mund të jenë edhe të gjithë faktorët së bashku, këtë nuk e dimë", thotë prof. dr. Schlatt. Megjithatë ajo që është e njohur, është se pirja e duhanit nuk bën mirë për spermën.

Prof. Dr. Artur Mayerhofer, nga Universiteti Ludwig Maximilians në Mynih, thotë se e merr shumë seriozisht studimin për rënien e numrit të spermatozoidëve, sepse tek meshkujt në vendet e zhvilluara perëndimore vihet re një shtim i sëmundjeve tek organet gjenitale, si kanceri i testikujve, apo anomali të tjerave të herdheve. Ai thotë se gjendrat që prodhojnë spermatozoidët janë tepër të ndjeshme dhe kushtet dhe stili i jetesës ndikon ndaj tyre.  

Mann mit Bierbauch (picture-alliance/blickwinkel/T. Llabres)

Problemi më i madh femrat

Për një gjë të paktën meshkujt mund të jenë të qetë në egon e tyre. Problemi më i madh në vendet perëndimore, thonë ekspertët e mjekësisë riprodhuese,  nuk është infertiliteti mashkullor. Mjekët thonë se më shumë shqetësim përbëjnë për ta gratë që duan të lindin fëmijë gjithnjë e më vonë.

Po ashtu në studimin për rënien e spermatozoidëve nuk qe trajtuar një çështje e rëndësishme: sa të shpejtë dhe aktivë ishin spermatozoidët. Sepse i rëndësishëm nuk është vetëm numri i spermatozoidëve në spermë, por që në fund të fundit njëri prej tyre të arrijë të depërtojë vezën. /DW

Të këshilluara

Puna më e re në botë

Bëhet fjalë për vlerësues hotelesh. Një nga vështirësitë e këtij profesioni është se duhet të kalojë një natë në hotele të ndryshme që më pas të bëjë ed...

16:33

Sëmundjet që mund të identifikoni në kohë

Identifikimi i sëmundjeve të rënda, përfshi tumoret nuk mund të quhet kurrsesi i plotë pa ekzaminimet imazherike. Asnjë diagnozë e vështirë nuk është e përfundu...

14:54

Komplekset e femrave në shtrat

Disa nga komplekset dhe shqetësimet kryesore të femrave në shtrat janë: Unë nuk kam trup të bukur: Frika se partneri nuk të pëlqen ty fizikisht dhe se t...

12:43

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI