Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Si shpjegohet që mamatë ngatërrojnë emrat e fëmijëve…Tani do e kuptoni

Lapsi.al 12 July 2017
Si shpjegohet që mamatë ngatërrojnë emrat e

Mamave u ndodh shpesh të ngatërrojnë emrat e fëmijëve. Nëse ju mërziteni për këtë, e keni gabim. Të ngatërrosh emrat është një shenjë dashurie. Sipas një studimi të publikuar në Memory & Cognition në 2016, kur thërret dikë të afërt me emrin e dikujt tjetër të afërt, është një tregues që ti i ke të dy në zemër.

Shkencëtarët e Departamentit të Psikologjisë dhe Neuroshkencës në Universitetin Duke, bënë pesë studime dhe folën me 1,700 pjesëmarrës për të ekzaminuar atë e cila njihet si "dukuria e ngatërrimit të emrave" mes anëtarëve të familjes. Ata arritën në këtë përfundim pasi vëzhguan që ngatërrimi i emrave zakonisht ndodh "brenda një grupi social". Mamatë, zakonisht përdorin për një fëmijë emrin e një fëmije tjetër, jo një emër që ka dëgjuar në lulishte e që ngjan me emrin e fëmijës së saj, ose që e ka dëgjuar në TV.

Kjo ndodh për shkak të mënyrës sesi mendja jonë i ruan emrat dhe informacionin rreth tyre. Truri përdor një "rrjet semantik" një sistem dosjesh dhe skedarësh ku informacionet ruhen pranë të tjerave. Kështu, kur mendja jote kërkon emrin e djalit të madh që ta thërrasësh për t’i thënë të ngrejë pjatën nga tavolina, ajo mund të tërheqë gabimisht skedarin e gabuar nga dosja e familjes dhe del emri i djalit të dytë.

Kjo dukuri, nuk u ndodh ekskluzivisht prindërve. Kërkuesit madje citojnë një nga shembujt më të njohur të kulturës pop të ngatërrimit të emrave, atë kur Ross tha Rachel në vend të Emily gjatë betimit të martesës, që duhet ta kenë parë ndjekësit e Friends.

Kështu që mos u shqetësoni, nëse truri i mamit po të lë në baltë me emrat e fëmijëve apo miqve. "Është një dështim normal konjitiv", ka siguruar studiuesja Samantha Deffler gjatë një interviste për studimin në NPR. Deffler tha gjithashtu, që edhe e ëma i ngatërronte emrat e vëllezërve dhe motrave, duke futur edhe emrin e qenit të familjes mes tyre.  

Në studim, disa nga të pyeturit thanë edhe që ata ngatërronin më shpesh emrat e ngajshëm, por në shumicën e rasteve ngatërrimi i emrave kishte një arsye krejt tjetër, dashurinë…

Në përgjithësi, ngatërrimi i emrave të të afërmëve nxitet nga marrëdhënia mes atij që ngatërron emrin, atij që i ngatërrohet emri dhe atij që i përmendet.

Sa më të afërt të jeni me dikë, aq më shumë mundësi ka t’ua ngatërroni emrat. Arsyeja pse kjo ndodh, siç shpjegohet në Quartz, gjendet në mënyrën si punon truri…dashuria nuk njeh kufij, veçanërisht në tru.

Të këshilluara

Despacito i sjell përfitime Puerto Ricos

Videoja e këngës me miliarda shikime është xhiruar në vendlindjen e Luis Fonsi-it dhe Daddy Yankee. Kur morën vendimin për të xhiruar në peisazhet piktoreske...

15:44

Kujdesi për flokët në verë

Ekspozimi i gjatë në rrezet e diellit i bën të ashpër dhe të djegur, era dhe kripërat e dehidratojnë dhe e bëjnë të vështirë për tu krehur. Por si duhet të k...

15:13

Sekrete bukurie nga Alessandria Ambrosio

Engëlli i Victoria’s Secret ka vendosur të tregohet bujare, duke i ndarë me ne të gjithë sekretet e bukurisë së saj. Duke filluar nga make-up që përdor në pë...

12:03

Ide për një fundjavë fantastike, Granada

Duke shëtitur nëpër El Albaicín, një nga Barrios-et qendrore të Granadës, duket sikur kemi udhëtuar në një tjetër kohë – ose, ndoshta, jemi një lloj përralle. K...

17:57

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI