Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Kujdesi për flokët në verë

Lapsi.al 12 July 2017
Kujdesi për flokët në verë

Ekspozimi i gjatë në rrezet e diellit i bën të ashpër dhe të djegur, era dhe kripërat e dehidratojnë dhe e bëjnë të vështirë për tu krehur.

Por si duhet të kujdesemi për të shmangur dëmet.
Produktet

Gjatë verës janë tre produkte që nuk duhet të mungojnë, balsami, filtri anti UV dhe uji termal. Balsami dhe filtri solar përdoren çdo ditë, ndërsa uji termal, i njëjti me të cilin bëjmë fytyrën, bëhet edhe tek flokët më shumë herë në ditë. Ideale është përdorimi sa herë që kemi nevojë për të freskuar lëkurën. Duke e hedhur në flokë jep një efekt të mrekullueshëm të lagur dhe ndihmon në sistemin e shpejtë të flokëve rebelë. Filtri solar e ndihmon flokun të mos digjet, ndërsa balsami i aplikuar në fund të ditës e rehidraton dhe u kthen butësinë.

Shampo

Ndryshe nga balsami, shampo përdoret me masë. Në det flokët janë gjithmonë në ujë, kështu që është e pamundur të mos jenë të pisët. Në mbrëmje është e mjaftueshme ti shplani bollshëm me ujë të ëmbël dhe t'i rehidratoni me balsam. Ndërsa larja me shampo mund të kryhet në ditë të alternuara. Nëse kemi flokë të thatë shampon duhet ta zëvendësojmë me vaj pastrimi, që mund ta blini në farmaci. Shampo në çdo rast duhet të jetë delikate dhe të përdoret në sasi të vogla.

Bishti dhe gërsheti

Janë një tendencë që nuk mund ti rezistojmë sidomos pasi kemi bërë banjë. Në fakt nuk a asgjë të keqe, por kujdes të përdorni llastikun e duhur, që të mos i këpusë flokët. Ideale janë ato të mbuluara me sungjer, apo plastike me spirale, që nuk ka probleme edhe nëse lagen. Mjafton të mos i shtrëngojmë shumë dhe të mos i tërheqim flokët.
Ti mbajmë në…hijeShumë diell u bën keq. Duhet të mbajmë një shami apo akoma më mirë, një kapele në kokë. Përveçse do i mbajë mirë flokët, do i bëjë hije edhe fytyrës, duke mbrojtur sytë dhe lëkurën në vendet delikate.

Jo tharëse flokësh

Është vapë dhe flokët thahen vetë në ajër. Nëse kanë tendencën të ngecen, i krehim më shumë herë gjatë tharjes. 

Të këshilluara

Sekrete bukurie nga Alessandria Ambrosio

Engëlli i Victoria’s Secret ka vendosur të tregohet bujare, duke i ndarë me ne të gjithë sekretet e bukurisë së saj. Duke filluar nga make-up që përdor në pë...

12:03

Ide për një fundjavë fantastike, Granada

Duke shëtitur nëpër El Albaicín, një nga Barrios-et qendrore të Granadës, duket sikur kemi udhëtuar në një tjetër kohë – ose, ndoshta, jemi një lloj përralle. K...

17:57

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI